0Shares

Tjerëve mund t’iu dhuroni vetëm çfarë keni për veten. Prandaj, mënyra se si e dashuroni veten e cakton atë se si do t’i dashuroni të tjerët.

Edhe pse mund t’iu duket e çuditshme, shumë ekspertë thonë se ta dashuroni veten është më e vështirë sesa t’i doni tjerët.

Sidoqoftë, Telegrafi iu sjell disa arsye të cilat do t’iu tregojnë se përse është mirë ta dashuroni vetveten:

Nuk pendoheni nëse bëni ose nuk bëni diçka

Ta dashuroni vetveten përfshin ‘pranimin’ e vetvetes. Pra, i besoni vetvetes më shumë dhe i besoni vendimeve tuaja pa pasur pendime.

Fillon t’iu rritet vetëbesimi

Dashurimi i vetvetes iu prezanton me një lloj vetëbesimi që asnjëherë nuk e keni ditur se ekziston brenda jush.

Nivelet e stresit zvogëlohen dukshëm

Kur filloni të ndaloni së brengosuri se çfarë mendojnë tjerët dhe keni nivele të larta të vetëbesimit, automatikisht nivelet e stresit fillojnë të zvogëlohen. /Telegrafi/

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)