LAJMI I FUNDIT:

Trepça me tre futbollistë të rinj

Trepça me tre futbollistë të rinj

Mesfushorët Daut Maxhuni e Armend Ibrahimi, si dhe sulmuesi Xhevdet Mulliqi karrierën si futbollistë do ta vazhdojnë te skuadra e Trepçës. Të tre lojtarët kanë arritur marrëveshje me ekipin nga Mitrovica, ka njoftuar trajneri i Trepçës, Fidaim Haxhiu.

Të tre lojtarët së fundi ishin pjesë e Llamkos Kosovës. Haxhiu tha se në bisedime është edhe me mbrojtësin Fitim Llapashtica. Përpos këtyre lojtarëve, ekipi nga Mitrovica gjatë janarit u përforcua edhe me Granit Canën, Amir Prishtinën, Arnold Vokrrin e Kushtrim Dobrën.

"Të tre lojtarët do të jenë pjesë jona, pasi kemi gjetur gjuhë të përbashkët me Llamkos Kosovën për t’i liruar futbollistët. Jam shumë i kënaqur me përforcimet që kemi bërë gjatë janarit. Ka gjasa që mund të arrijmë marrëveshje edhe me Fitim Llapashticën", ka thënë Haxhiu për Kohën Ditore.


Trepça stinorin vjeshtor e mbylli në pozitën e tretë me 30 pikë, katër më pak se kryesuesja Prishtina./Telegrafi/