LAJMI I FUNDIT:

Trepça ’89 pëson humbje, por kualifikimi mbetet i hapur (Video)

Trepça ’89 pëson humbje, por kualifikimi mbetet i hapur (Video)
Festa e lojtarëve të Trepçës 89 në një nga ndeshjet

Trepça’ 89 ka pësuar humbje në udhëtim kundër skuadrës nga Ishujt Faroe, Vikingur, m rezultat 2-1.

Edhe pse Trepça ’89 kishte shumë më shumë nga loja si me raste ashtu edhe me posedim të topit në fund nuk doli fituese.

Vendasit kishin vetëm dy goditje në port dhe në të dyja shënuan gol.

Minatorët nuk e nisën mirë takimin pasi pësuan gol që në fillim. Ishte Gunnar Vatnhamar kaloi ishullorët në epërsi në minutën e 17-të.

Po Ttrepca ’89 nuk u frikësua nga ky gol duke provuar edhe disa herë të tjera derisa e gjeti golin e barazimit.

Ishte Fiton Hajdari që me një goditje shumë të bukur nga 20 metra shënoi për 1-1, pesë minuta pa u mbyllur pjesa e parë.

Edhe pjesa e dytë nisi më mirë për Trepcën ’89. Ata kishin disa raste, por që nuk u konkretizuan.

Kur nuk shënon pason dënimi. Ishte Adeshina Lawal që arriti ta shfrytëzojë një huti të mbrojtjes duke shënuar për 2-1. Kjo ndodhi në minutën e 73-të.

Trajneri Zekerija Ramadani provoi të shtojë forcat në sulm duke e futu në lojë edhe sulmuesin Kushtrim Lushtaku për ta zëvendësuar me Shpëtim Idirizn, por që nuk solli sukses edhe pse u goditi shtylla.

89-shi pëson humbje, por me një rezultat që i jep shpresa të mëdha për ndeshjen kthyese që zhvillohet pas një jave. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Unë thjeshtë dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Gol fenomenal nga Xherdan Shaqiri prej gjuajtjes së lirë

Gol fenomenal nga Xherdan Shaqiri prej gjuajtjes së lirë

Përfaqësueset
Zbulohen dhe renditen 10 sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave, shumë befasi në listë

Zbulohen dhe renditen 10 sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave, shumë befasi në listë

Ndërkombëtare
Kompletohen grupet e Euro 2024 pas kualifikimit të tri kombëtareve të fundit

Kompletohen grupet e Euro 2024 pas kualifikimit të tri kombëtareve të fundit

Përfaqësueset
Philipp Lahm parashikon se kush do ta fitojë Euro 2024 - kërkon një befasi të madhe

Philipp Lahm parashikon se kush do ta fitojë Euro 2024 - kërkon një befasi të madhe

Përfaqësueset
Kalo në kategori