LAJMI I FUNDIT:

Treni serb u kthye, por në Kosovë solli telashe të reja

Treni serb u kthye, por në Kosovë solli telashe të reja

Treni ilegal serb u ndalua të hyjë në Kosovë, por arsye për të shpallur ndonjë triumf nuk kemi. Thjesht u veprua ashtu siç do duhej të vepronte një shtet, për sa kohë që të gjithë jemi të vetëdijshëm se me tren e pa tren Serbia prej vitesh e kontrollon veriun e Kosovës, sikundër që vepron haptas edhe në pjesë të tjera të banuara me serbë.

Treni serb megjithëse u ndal në Rashkë, ra sebep që ne t’i shohim liderët tanë se si i menaxhojnë situatat kur shtetit i kanoset rreziku nga jashtë.

E, ajo që pamë është tepër shqetësuese.

Menjëherë u shpërfaqën tendencat për marrje meritash, për protagonizëm medial, për përzierje kompetencash dhe për adresim kritikash.

Ç’është e vërteta, kryeministri Isa Mustafa është dashur t’i shfrytëzojë kompetencat e tij kushtetuese, e jo t’i lë të tjerët t’i kryejnë veprimet e tij.

Fillimisht, ai është dashur të mos e lejojë ministren pa portofol që t’i shkruajë letër BE-së për ta alarmuar se Serbia ka dalë hapur me politika agresive që kërcënojnë sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës, por këtë është dashur ta bëjë vet; dhe, në radhë të dytë, është dashur që edhe vendimin për ta ndalur trenin që të hyjë në Kosovë ta marr vet e mos t’i lë të tjerët që ta bëjnë këtë gjë.

Por, pavarësisht sjelljeve të kryeministrit, presidenti Hashim Thaçi nuk është dashur të ndërhyjë në mënyrë jokushtetuese. Kreu i shtetit nuk mund t’i japë urdhër një ministri të Brendshëm e as një drejtori policie. Ligjërisht, ministri i përgjigjet kryeministrit, e drejtori i Policisë – ministrit.

Thaçi, kur e ka parë “neglizhencën e autoriteteve”, ka mundur të kërkojë mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurisë të Kosovës. E, nëse edhe aty do ta shihte se kryeministri ka frikë të marr vendime të mëdha, ka mundur të vendos për shpalljen e Gjendjes së Jashtëzakonshme. Atëherë do të ishte komandant suprem i Forcave të Armatosura dhe do ta merrte situatën tërësisht nën kontroll. Përderisa pushtetet janë të ndara – ato duhen respektuar.

Treni, ani pse është ndalur, telashet me Serbinë nuk kanë përfunduar. Do të ketë kohë të mjaftueshme për t’u dëshmuar, gjithsecili. Qytetarët kanë nevojë të shohin veprime të koordinuara të mekanizmave shtetëror, e jo lider të “strukur” e “rrahagjoks”.

Në trend

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Kalo në kategori