LAJMI I FUNDIT:

Treni i pazakontë që lëvizte në rrugët e Shqipërisë më 1916 (Foto)

Treni i pazakontë që lëvizte në rrugët e Shqipërisë më 1916 (Foto)

Në vitin 1916 ky tip treni kalonte në territorin shqiptar, i nisur nga Mali i Zi, për të përshkuar disa qytete tonat si Shkodra, Durrësi, Rrogozhina, Elbasani dhe Berati.

Ky tip njihet si Felbani (Feldbahni, nga gjermanishtja), tren fushor me shina të ngushta, sjellë nga ushtria austro-hungareze, si një risi e pazakontë për vendin tonë.


Lokomotiva tërheqëse ishte e standardeve të kohës që i përngjet atij lloji që përdornin minierat. Vagonët ishin për mallra dhe pasagjerë. Shinat ishin në përmasa deri në 2 m dhe me peshë sa mbaheshin pa vështirësi nga një person, ato lidheshin njëra me tjetrën me pjastra hekuri dhe bullona dhe fiksoheshin në traversat e drurit. Siç duket edhe në foto, vagonët janë plotësisht të hapur.

Traversat vinin të gatshme nga Mali i zi dhe shfrytëzohej hekurudha për të prurë materialet për vazhdimin e saj, domethene: shtro dhe shfrytëzo.

Pas rënies Së Austro-Hungarisë, kjo hekurudhë u shkatërrua menjëherë dhe shinat u përdorën si elementi i parë për armimin e betoneve që sapo filluan të përdoreshin në Berat.

Shpesh këto i gjejmë si mbulesa për dyer – dritare të përdorura më shumë në banesat e asaj kohe në lagjen “Murat Çelepi” të Beratit, që e kishte dhe më afër hekurudhën.

Në Berat arrinte deri tek Arrët e Bimbashit pranë shtëpive të hanko Vanës (pranë digës, më poshtë Urës së Goricës), ku ishte dhe stacioni i teleferikut që shkonte deri në Gllavë. Felbani vazhdonte më tej drejt Grykës së Gjorovenit. Kalimi i lumit bëhej me pilota hekuri të ngulura me rrahje.

Të dhëna për këtë hekurudhë, përveç dëshmitarëve që e kanë jetuar, është dhe studiuesja franceze Odet Daniel, e cila ka shkruar për qytetet shqiptare, ku ndër to flet për Beratin dhe felbanin e ndërtuar nga austriakët. Kjo përjetësohet dhe në këngët e asaj kohe në Berat:

T’u thefshin rrotat, o i shkretë felban,
Na i more gocat, na i çove në Elbasan… /Telegrafi/

1

2

3

4

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kalo në kategori