LAJMI I FUNDIT:

Trendi i xhinseve të ngushta po shuhet dhe po cilësohet si trend i vjetruar (Foto)

Trendi i xhinseve të ngushta po shuhet dhe po cilësohet si trend i vjetruar (Foto)

Është vështirë të mendohet një periudhë kohore ku xhinset e ngushta nuk kishin qenë zgjedhja e parë e çdo femre, por tani ‘zotët’ e modës kanë folur: xhinset e ngushta janë trend i vjetruar.

Duke filluar nga Kate Moss e deri te Michelle Obama, xhinset e ngushta kanë qenë më të preferuarat nga çdo femër por viteve të fundit koncepti jonë rreth asaj se çka është më cool ka ndryshuar në mënyrë radikale, transmeton Telegrafi.


1

Pra, tani është koha ta thyeni këtë lidhje ‘emocionale’ që e keni ndërtuar me partnerin e xhinseve të ngushta dhe të filloni të vishni xhinse më të lirshme dhe më të buta – por përse?

Si shumica e trendeve, dëshira për të filluar një trend më komfort kishte filluar me brendet si Vetements dhe Marques’ Almeida dhe tani ky trend po preferohet nga të gjithë.

Xhinset super të ngushta nuk janë gjithmonë më të mirat dhe shpeshherë mund t’ju lënë duke u ndjerë sikurse jeni ekspozuar tepër.

E pikërisht për këtë arsye Khloe Kardashian e ka lansuar edhe linjën e saj Good American.

Koleksioni është bërë me qëllim që t’i theksojë linjat trupore dhe përshtatjen komode. /Telegrafi/