LAJMI I FUNDIT:

Trendët më të mëdha të bukurisë për pranverë sipas Instagramit

Trendët më të mëdha  të bukurisë për pranverë sipas Instagramit

Këto ditë, inspirimi na vjen nga të gjitha anët: nga revytë e modës, kanalet e Yotube, javët e modës në metropole…

Mirëpo, duhet patjetër të pranojmë që burimi më i preferuar na është si na vijnë inspirimet e modës dhe bukurisë nga rrjeti ynë i preferuar shoqëror – Instagrami!

Kemi gjetur trendët kryesorë dhe më të shpeshtë beauty për pranverën 2016, transmeton Telegrafi.

Karmini i kuq

Karmini i kuq
Buzët e kuqe janë të pazëvendësueshme për cilëndo qoftë stinë të vitit apo rrjet shoqëror! Si edhe gjithmonë, Instagrami është i vërshuar me “hasheteg#Red Lips”, andaj mos e anashkaloni këtë trend beauty gjatë ditëve të pranverës.

Edhe pse mbase keni menduar që ngjyrat e shndritshme do të përshtaten mrekullisht me natyrën e sapolulëzuar, buzët e kuqe sensuale do të mbeten trendi kryesor!

Ajlaner i kaltër

Ajlaner i kaltër
Detajet e kaltra janë bash gjithkund përreth nesh dhe thjesht na joshin që t’i provojnë në lëkurën tonë! Linja tirkiz e ajlanerit është diçka që do të freskojë pamjen tuaj të përditshme dhe do ta plotësojë HIT-in në Instagram!

Në qerpikët e sipërm vendosni sasi më të madhe maskaraje, derisa të poshtmet zbukuroni me ajlaner të kaltër.
Një këshillë më shumë: Maskaraja prej tirkizi do të jetë detaj i qëlluar dhe freskim i vërtetë këtë pranverë!

Sy të artë

Sy të artë
Edhe pse ngjyrën e artë do ta lidhni me motivet vjeshtore apo mbase me motive të vitit të ri, menjëherë do t’ju informojmë që #GoldEyes do të jetë trend pranveror!

Harroni perishanet dhe tashmë zgjidhni nuancat e arta, të cilat pothuajse na rikujtojnë ngjyrën e pjeshkës, shtoni pak ajlaner të zi dhe promovoni pamjen tuaj pranverore! /Telegrafi/