0Shares

Ngecja e shumë parametrave ekonomik në vend rezulton edhe në ngulfatjen e tregut të punës. Papunësia nuk është i vetmi shqetësim për popullsinë e Kosovës, se pjesë e këtij shqetësimi janë edhe pjesa aktive e popullsisë të cilët punojnë pa rregullimin e kontratave kolektive, pagën e ulët mesatare, shkeljet e të drejtave të punëtorëve të cilat janë pasojë e mos funksionimit të plotë të sindikatave.

Politikat ekonomike në vend, me shtrëngimin e taksave (sidomos ne sektorin privat), duke filluar nga prodhimi apo importi i lëndës së parë e deri te finalizimi i produkteve, ka bërë që ky sektorë të zvogëlojë numrin e punëtorëve ose mbajtja e një numri më të madh të punëtorëve të përcillet me shumë parregullsi. Me këtë fakt po përballet pjesa më e madhe e të punësuarve në Kosovë. Problem tjetër është krijimi i një politike të papërshtatshme makroekonomike që të sigurojë kushtet për veprimin e tregut kombëtar të punës, i cili do t’i ruajë punët e tanishme si dhe të krijojë vende të reja pune.

Mosha mesatare e popullsisë në Kosovë i takon moshës së re dhe të aftë për punë. Të punësuar ose ata që vazhdimisht kërkojnë punë janë vetëm 58 për qind dhe kjo i paraprinë një standardi të ulët dhe një gjendjeje jo të mirë ekonomike.

Oraret e stërzgjatura të punës, paga e ulët, ndërprerja e punës sezonale etj. janë faktorët kryesorë që shkaktojnë stresin, depresionin e deri te infarktet e ndryshme. Këto veti në masë të madhe janë prezente ne ato vende të cilat karakterizohen nga funksionimi i dobët i mekanizmave ekonomik, të cilët do të ndikonin në mirëqenien e qytetarit.

Reformat në sistemin arsimor, ulja e taksave për sektorin privat, beneficionet e ndryshme në fushën e bujqësisë, blegtorisë dhe fusha tjera, do të krijonin kushte të reja të punës, qarkullim më të madh ekonomik dhe e tërë kjo do të ndikonte drejtpërdrejtë në përmirësimin e tregut e punës dhe mirëqenies sociale.

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi. Ju lutem lexoni rregullat këtu.

Shfaq Komentet (0)