0Shares

Kontratat e naftës u rritën sesionin e sotëm pasi të dhënat e tregtisë kineze rezultuar përtej të gjitha parashikimeve të tregjeve dhe kanë zgjuar shpresën se ekonomia e dytë në botë ka një normë të kënaqshme të zgjerimit të aktivitetit dhe do të mbështesë një normë më të lartë të konsumit të naftës bruto.

Statistika zyrtare në kinë për muajin dhjetor u regjistrua në vlerë disa herë më të lartë se pritshmëria dhe surplusi tregtar në 31.6 miliardë dollarë kundrejt 19.6 në muajin nëntor. Për pasojë nafta bruto Brent e Londrës për shkurtin u rrit 11 cent në 111.87 dollarë për fuçi.

Nafta bruto amerikane për shkurtin u rrit 37 cent në 93.47 dollarë për fuçi. /Telegrafi/

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi. Ju lutem lexoni rregullat këtu.

Shfaq Komentet (0)