LAJMI I FUNDIT:

Tregimet e epokës së njerëzve të pavdekshëm

Për njëqindvjetorin e pavarësisë së shtetit shqiptar, në çdo cep mbretërojnë ngjyrat kuq e zi. Në sheshin e papërfunduar të Prishtinës mbretëronte atmosferë gëzimi. Të gjithë kishin dalë ta gëzojnë këtë ditë të paharruar, të pakthyeshme, të pakrahasueshme. Shqipëria i bëri 100 vjet shtetësi. Është e pa përshkruar ndjenja e shqiptarëve.

Por, siç ndodhë përherë në ditë të tilla, po gjurmuam pak përtej ndjenjës së gëzimit dhe festimit, do ta gjejmë tek secili mallëngjimin për ata që na lanë. Nuk di se si do ta kishin përjetuar ata këtë moment. E di vetëm se kam shumë mall aq sa dua të zgjas festa po aq dua t’i kujtoj. T’i kujtoj historitë e atyre që kanë një emër të përbashkët, që edhe po të flasësh pa emra, të gjithë i njohin. Janë aq të ngjashëm e aq të identifikuar me njëri-tjetrin. Ngjashmëria e tyre vije nga dashuria e përbashkët për shqiptarinë, dashuria e pafundme për flamurin kuqezi.

Epoka e të pavdekshmëve të Kosovës fillon me: Ai e ka dashur shumë Kosovën, e ka dashur pa fund Shqipërinë, ai ka vepruar dhe krijuar grupin ilegal për Kosovën Republikë. Zëri i tij ishte pjesë e refrenit “Republikë kushtetutë, ja me hatër ja me luftë”, të cilin refren ndonëse e pllakosi heshtja me vite, çdo kënd i qytetit sikur e kishte mbajtur në mend dhe e rikthente me jehonë më të fuqishme duke u transferuar në refrenin “Pavarësi”. Ai mbante me vete flamurin kuqezi. Grupi ilegal u zbulua dhe u shkatërrua shume herët duke burgosur gati të gjithë.
Tregimi tjetër është: Pasi ishte zbuluar nga regjimi serb, ai nuk donte të binte në dorë të pushtetit të atëhershëm. Kishte hapur zjarr në lagjen Kodra e Diellit dhe pas orëve të tëra të rezistencës… ia ktheu nëntorin nëntorit, ashtu si tregimi i tij që flet për dritën e varreve në Nëntorin e shenjtë.

Ai dhe ajo ishin përbetuar të mos ndahen deri në vdekje. Nuk është veç rrëfim dashurie, është më tepër madhështi. Tregim që shfaqet i bukur , i trishtuar, por i madhërishëm njëkohësisht…

AI ishte kthyer në shtëpi për të kaluar natën, por qe rrethuar dhe pastaj… pastaj…. Në mars 1998, kur edhe hëna varej si lot në pemët tona, kur deri në Prishtinë dëgjoheshin gjëmimet e topave, lajmi i hidhur erdhi si vdekja: vdekja e trishtuar që mblidhte trimat e Kosovës….

Sa e sa histori të tilla shfletohen në festat e tilla, sa e sa fytyra me emrin e përbashkët, pavdekësi.
Por, ka edhe një tregim….

AI kishte dal të luftonte i motivuar nga rruga e drejtë që do ndiqte, rrugë që do të dëshmohej. Ai po kthehet fitimtar. Është ky përfundimi i njërit nga ato tregime, pikërisht në 100 vjetorin e pavarësisë së shtetit shqiptarë: tregim për trimat e Kosovës, vendit që edhe 95 vite tjera luftoi për pavarësi.

Në trend

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Kalo në kategori