LAJMI I FUNDIT:

Tre vjet nga aksidenti, e ardhmja e Schumacherit një mister

Tre vjet nga aksidenti, e ardhmja e Schumacherit një mister

Tri vjet më parë, një nga ikonat e sportit botëror dhe atij të Formula 1, Michael Schumacher, pësoi një aksident teksa garonte me ski, përfundoi në koma dhe jeta e tij mori një rrjedhë të papritur.

Që nga 29 dhjetori i vitit 2013, asnjë foto e Michael nuk qarkullon më për fansat e tij, ndërsa lajmet janë me pikatore dhe shpesh kontradiktore.


Vidhen dhe dalin në shitje për një milion euro imazhet prej aksidentit të Schumacherit (Foto/Video)
Lexo po ashtu Vidhen dhe dalin në shitje për një milion euro imazhet prej aksidentit të Schumacherit (Foto/Video)

Goditja që mori në kokë pas rrëzimit ishte e rëndë, disa operacione pasuan ditët në vijim dhe një qëndrim për disa muaj në gjendje kome, deri sa sportisti u transportua në shtëpinë e tij, ku dhe ndodhet ende në kurim. Privatësia e jetës së Schumacher pas aksidentit, në këto tri vite, është ruajtur me fanatizëm, ndërsa e ardhmja e tij është ende një mister.Piloti gjerman Michael Schumacher

Lajmet e fundit që qarkullojnë për 7 herë kampionin e botës në Formula 1 janë ato se ai nuk arrin dot të ecë, madje as me ndihmën e mjekëve dhe specialistëve që e ndjekin nga afër dita-ditës. Por Schumacher vazhdon të luftojë në vilën e tij në Gjenevë, ndërkohë që deri më tani janë harxhuar rreth 30 milionë euro për shërimin e tij.

Schumacher publikon fotografi emocionuese në rrjetet sociale (Foto)
Lexo po ashtu Schumacher publikon fotografi emocionuese në rrjetet sociale (Foto)

Një rehabilitim i gjatë dhe delikat, ndërkohë që gjendja e tij është ende e pastabilizuar. Muajt e fundit, familjarët e Michael kanë rihapur faqet zyrtare në “Instagram” dhe “Twitter”, duke sjellë foto nga karriera e pilotit dhe shkruar se Schumacher vijon të luftojë. më 3 janar do të mbushë 48 vjeç, me shpresën që deri atë ditë lajmet të jenë më të mira. /telesport/

Në trend Sport

Më shumë

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Bundesliga
Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

La Liga

"Mbajeni atë", legjenda Adrian Mutu e konsideron Albion Rrahmanin si sulmuesin më të mirë në Rumani

Ligat tjera
El Clasico zhvendoset në SHBA, amerikanët mirëpresin ngjarjet më të rëndësishme të futbollit botëror

El Clasico zhvendoset në SHBA, amerikanët mirëpresin ngjarjet më të rëndësishme të futbollit botëror

La Liga
Supersulmuesi që refuzoi Atleticon për

Supersulmuesi që refuzoi Atleticon për "frikën e Simeones" dhe Real Madridin për Florentino Perezin

La Liga
Kalo në kategori