LAJMI I FUNDIT:

Tramezzani: Xhaka meriton edhe një tjetër shans te Kombëtarja e Shqipërisë

Tramezzani: Xhaka meriton edhe një tjetër shans te Kombëtarja e Shqipërisë

Në Shqipëri ishte gjithmonë numri dy dhe për opinionin sportiv shihej vetëm si ndihmësi dhe miku i Gianni De Biasit. Mirëpo, puna dhe rezultatet me Kombëtaren treguan se Paolo Tramezzani nuk ishte thjesht ndihmës në atë rrugëtim, por një nga personat në stafin e Kombëtares që ka dhënë shumë për të ndërtuar dhe vënë në zbatim atë projekt që u finalizua me mbërritjen në “Euro 2016”.

Në një intervistë për “Panorama Sport”, Tramezzani rrëfen edhe raportet e tij me Taulant Xhakën dhe mënyrën si menaxhohet një futbollist me një karakter të tillë, pas situatës që u krijua mes lojtarit dhe trajnerit të ri të Kombëtares.


Sipas ish-ndihmësit të De Biasit, Xhaka e meriton patjetër një shans për të qenë në Kombëtare për vetë dëshirën dhe ndjeshmërinë që ka për fanellën dhe kombin.

Ai tregon se miku i tij, Christian Panucci, do ta pëlqejë vërtet një lojtar që ka një karakter të tillë. Tramezzani sugjeron të krijohet një mundësi takimi për të dy.

Keni nisur me merkato “made in Albania” te Sioni me Emir Lenianin. Mediat raportojnë se prisni Migjen Bashën dhe Ledian Memushajn:

Do të më pëlqente shumë që të sillja në këtë ekip djemtë që unë i kam stërvitur më parë, sidomos lojtarët shqiptarë me të cilët kam punuar prej pesë vitesh.

Pse ky fiksim me shqiptarët?

Unë i njoh mjaft mirë ata djem, si në fushë, ashtu edhe jashtë saj, dhe e di mjaft mirë se çfarë mund të më japin. Kështu që, nëse do të kem mundësi, do provoj deri në fund të merkatos që të sjell edhe të tjerë.

Ka të tjerë të piketuar përveç Bashës dhe Memushajt?

Nuk mund të them asgjë. Më kuptoni, është periudhë e tregut të transferimeve dhe çdo gjë do të zbulohet me kohën. Unë shpresoj që klubi të jetë dakord me kërkesat dhe zgjedhjet që unë do të bëj.

I fokusuar te shqiptarët si një treg transferimeve me kosto të ulët?

Sipas meje, jo! Merkatoja e lojtarëve shqiptarë nuk është “low cost” (me kosto të ulët). Përkundrazi mendoj që janë lojtarë që kanë shumë vlera dhe cilësi. E kanë treguar këtë gjë edhe në nivele evropiane.

Presidenti i Sionit, ditën e prezantimit tuaj, ka deklaruar se Duka i kishte telefonuar dhe kishte kërkuar informacione rreth jush?

Nuk e di nëse presidenti Duka ka telefonuar dhe ka folur me presidentin e Sionit. Nuk di të them asgjë rreth kësaj.

Çfarë ndodhi gjatë atyre ditëve, ishit afër rikthimit te Shqipëria?

Realisht unë e kisha firmosur kontratën me Sionin dhe nuk ishte mundësia që të mund të bëja një tjetër zgjedhje në ato momente. Megjithatë, dua të them që më ka lumturuar interesimi i Federatës Shqiptare të Futbollit, pasi për mua kanë qenë me të vërtetë pesë vite mjaft të bukura. Më gëzoi kjo mundësi, por nuk mund të bëja asgjë.

Ju e njihni Taulant Xhakën, çfarë mentaliteti ka ai futbollist?

Po, e njoh mjaft mirë Taulantin. E njoh atë edhe jashtë fushës. Me të kam pasur raporte të shkëlqyera dhe është një njeri i drejtpërdrejtë. Mendoj që ai ka një dëshirë shumë të madhe që të luajë dhe që të japë për këtë Kombëtare gjithçka mundet nga vlerat e tij. Ai e ndien vërtet shumë nga brenda përfaqësuesen dhe dëshiron që të japë kontribut me prezencën e tij. Uroj për Kombëtaren dhe për të që të mund ta veshë sërish këtë fanellë, pasi është një lojtar që mund t’i japë vërtet shumë kësaj përfaqësueseje.

Por, në fillim “kërcënimi” para ndeshjes me Francën i pasuar nga largimi prej grumbullimit pas Italisë, nuk ka dalë në takim ndaj trajnerit Panuçi. E meriton vërtet një shans pas gjithë këtyre?

Unë jam i bindur që ai meriton të ftohet sërish në Kombëtare dhe për këtë ka vetëm nevojë që të takohet me Panucci. Jam i bindur që si lojtar apo si karakter, Panuçi do ta pëlqejë shumë. Unë shpresoj vetëm që të krijohet një mundësi për t’u takuar të dy së bashku dhe jam i bindur që historia do të ketë fund pozitiv.

Meqë përmendët se e njihni Panuccin, çfarë mund të sjellë të re?

Po me Cristian njihemi që kur kemi qenë djem të rinj. Kemi pasur shumë miqësi. E njoh edhe si trajner dhe ka karizëm, është lider i lindur, ka shumë personalitet dhe nuk ka frikë nga askush e nga asgjë. Jam i bindur që në këtë moment mund t’i japë akoma më shumë kësaj kombëtareje.

I ka idetë shumë të qarta dhe zgjedh një lojë shumë premtuese. Nuk është nga ata trajnerë që rri duarkryq, por studion në vazhdimësi për të gjetur lojtarë dhe gjithashtu shkon të takojë lojtarë të rinj. Mendoj se është trajneri i duhur për të hapur ciklin e ri për Kombëtaren para kualifikueseve për në Evropianin  “Euro 2020”.

Në trend Sport

Më shumë
Perez po e bën atë që askush nuk e ka bërë deri më tani – krijon

Perez po e bën atë që askush nuk e ka bërë deri më tani – krijon "një strukturë të re të pronësisë" të Real Madridit

La Liga
Nga rrahja e kryetarit të ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata

Nga rrahja e kryetarit të ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata

Superliga
Distria Krasniqi, kampione e Evropës në xhudo - në super formë para Lojërave Olimpike

Distria Krasniqi, kampione e Evropës në xhudo - në super formë para Lojërave Olimpike

Xhudo

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Liga Premier po përgatitet për më shumë kaos në sezonin 2024/25

Liga Premier po përgatitet për më shumë kaos në sezonin 2024/25

Premier League
“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

Bundesliga
Kalo në kategori