LAJMI I FUNDIT:

Trajneri që nuk ka luajtur kurrë futboll – Jardim e nisi karrierën si 22 vjeçar dhe sot me Monacon po prek majat

Trajneri që nuk ka luajtur kurrë futboll – Jardim e nisi karrierën si 22 vjeçar dhe sot me Monacon po prek majat

Monaco është befasia më e bukur e çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve. Jo vetëm për faktin që arriti të eliminojë Manchester Cityn, por edhe për shkak të lojës spektakolare që dhuron.

Një futboll me presing të vazhdueshëm, i dominuar nga forca fizike dhe kualiteti i disa lojtarëve të rinj në moshë.

Merita për të këtë skuadër pa diskutim që është e trajnerit Leonardo Jardim.

42-vjeçari ka një karrierë me shumë ulje ngritje, që kulmon tashmë në krye të Monacos.

Puna me talentet e rinj një prej aftësive të tij

Ai nuk ka qenë futbollist, por ka investuar gjatë gjithë jetës për t’u bërë trajner, ku gjithsesi nuk ka mundur të evitojë problemet me drejtuesit, pasi shpeshherë është përplasur ashpër me presidentët, duke u shkarkuar në pjesën më të madhe të klubeve që ka drejtuar.

Jardim ka lindur në Venezuelë nga prindër portugezë. Duke pasur një dashuri të madhe për futbollin, por pa talentin e duhur për ta luajtur vetë, nisi që në moshë të re karrierën si trajner.

Jardim po e udhëheq Monacon drejt titullit

Saktësisht, kur ishte 22 vjeç ai drejtonte ekipin e të rinjve të Santacruzense, ndërsa pesë vite më vonë u emërua zëvendëstrajner i skuadrës Camacha, që luante në Kategorinë e Tretë.

Pas gati tri vitesh në këtë pozicion iu besua edhe drejtimi i bankinës, ku qëndroi për plot pesë edicione me radhë, pa ndonjë sukses për t’u mbajtur mend.

Në 2009 ai merr një ofertë nga Beira Mar, në të njëjtin nivel dhe arrin që në edicionin e parë ta ngjisë në Kategorinë e Dytë të Portugalisë, duke e mbyllur në vendin e parë, por aventura nuk i zgjati për shumë kohë, pasi u shkarkua nga detyra në gjysmën e edicionit pasardhës.

Jardim motivues i madh

Gjithsesi, arritja kishte mjaftuar për t’i bërë një reklamë në arenën elitare dhe në majin e vitit 2011 i vjen oferta, e cila i ndryshoi edhe rrjedhën e karrierës.

E kërkon Braga dhe ai bën një punë të jashtëzakonshme duke arritur të fitojë 13 ndeshje radhazi dhe të sigurojë një pjesëmarrje në Ligën e Evropës, pasi u rendit i treti.

“Historia” nuk ndryshoi me karakterin e tij sepse nuk mundi të drejtojë edhe një edicion tjetër. Pas një përplasjeje të ashpër me presidentin Salvador u shkarkua nga detyra.

Detyra pasardhëse e largon nga Portugalia dhe drejton gjigantët grekë të Olympiacosit. Kundër pritshmërive nuk ia doli që të bëjë diferencën, duke e larguar pa u mbyllur sezoni, për shkak të rezultateve negative. Madje, edhe aty pati një debat të ashpër me presidentin.

Kur drejtonte Olympiacosin

I etiketuar si një teknik shumë i aftë, por me karakter problematik, Sportingu i Lisbonës vlerësoi se ishte i duhuri për t’i dhënë një impuls tjetër ekipit që po haste vështirësi.

Rezultoi zgjedhja e duhur, duke qenë se Jardim e kualifikoi në Ligën e Kampionëve, pasi u rendit në vendin e dytë. Edhe pse një edicion i suksesshëm nuk qëndroi, por pranoi ofertën e Monacos.

Në Sporting e riktheu karrierën

Këta të fundit paguan 3 milionë euro dëmshpërblim te Sportingu që të zgjidhej kontrata e 42-vjeçarit, i cili në verën e 2014-s nisi një epokë shumë të suksesshme në Monte Karlo.

Me ide të qarta për të investuar te të rinjtë dhe për një stil loje agresiv ia doli që të realizojë njëkohësisht dy objektiva: të jetë i suksesshëm në rezultate dhe të mbushë arkën e klubit prej promovimit të talenteve që janë shitur me shifra shumë të larta. Nëse dikur nuk ia doli të jetë futbollist, tashmë ai është një nga trajnerët më të vlerësuar dhe kërkuar në kontinent.

Në trend Sport

Më shumë
“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

Përfaqësuesja e Kosovës
Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Ndërkombëtare
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga

"Unë thjesht dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
Greenwood mund të largohet nga Man Utd për t'u bashkuar me ekipet rivale nga Liga Premier

Greenwood mund të largohet nga Man Utd për t'u bashkuar me ekipet rivale nga Liga Premier

Premier League
I thjeshti, i vështiri, ideali dhe i brendshmi – katër opsionet e Barcelonës për trajnerin e ri

I thjeshti, i vështiri, ideali dhe i brendshmi – katër opsionet e Barcelonës për trajnerin e ri

La Liga
Kalo në kategori