LAJMI I FUNDIT:

Trajnerët personalë janë mënyra më e mirë për t’i arritur qëllimet tuaja

Trajnerët personalë janë mënyra më e mirë për t’i arritur qëllimet tuaja

Ka shumë arsye se përse trajnerët personalë janë esencial për t’i përmbushur dëshirat e fitnesit, qofshin ato humbja e peshës, ndërtimi i muskujve apo qëllimet tjera atletike.

Për këtë arsye, Telegrafi ju sjellë disa nga arsyet më të rëndësishme se përse duhet të keni një trajner personal, e gjithashtu edhe përfitimet që jua sjellin këta trajnerë.


Është edukative. Fillimisht, një ndër arsyet primare se përse dikush duhet të ketë trajner personal është se ata janë trajnuar veçanërisht për t’i mësuar tjerët si të ushtrojnë. Dhe përderisa ushtrimet fizike janë vetëm një pjesë e fitnesit, ku edhe ushqimi dhe stili i jetës luajnë role thelbësore në pamjen tuaj fizike, nëse veç nuk ushtroni siç duhet ju asnjëherë nuk do t’i përmbushni dëshirat tuaja.

Rëndësia e edukimit kur ushtroni është e rëndësishme për dy arsye të ndryshme:

A) Nëse nuk e dini cilat ushtrime janë më efektive për qëllimet që i keni, atëherë ju nuk do t’i përmbushni ato qëllime. P.sh., nëse qëllimi juaj është t’i ndërtoni muskujt e barkut por tërë kohën e kaloni në ushtrime kardio, mundësitë janë të vogla që do ta përmbushni qëllimin tuaj.

B) Edukimi gjatë ushtrimeve fizike është i rëndësishëm për t’i shmangur lëndimet fizike. Shumë njerëz lëndohen rëndë duke tentuar të performojnë ushtrime për të cilat nuk kanë informacione dhe nuk dinë s’i të bëjnë, e kjo mund të ketë ndikim të madh negativ në shëndetin e tyre për një kohë të gjatë. Prandaj, të pasurit një trajner personal bën që ju t’i shmangni këto rreziqe, transmeton Telegrafi.

Trajnerët personalë ju ndihmojnë t’i bëni ushtrimet në mënyrën më të përsosur. Të pasurit një trajner personal për t’ju demonstruar qëndrimin që duhet ta mbani gjatë një ushtrimi dhe për t’ju mësuar teknikat e ndryshme është një gjë e vlefshme. Trajneri personal sigurohet se klientët e tij do t’i performojnë ushtrimet në mënyrë korrekte dhe efektive, dhe kësisoj rezultatet maksimizohen.

Ju ndihmojnë të vendosni qëllime realistike. Çdo njeri dëshiron t’i përmbushë qëllimet e veta të fitnesit brenda dite, qoftë ajo dëshirë humbja e peshës apo ndërtimi i muskujve të barkut si një model i pashëm. Por këto nuk mund të arrihen lehtë, dhe nëse nuk i arrini për një kohë të shkurtë, ju mund të dekurajoheni dhe të “ndaheni” nga fitnesi.

Prandaj, trajnerët personalë jo vetëm që ju ndihmojnë të vendosni qëllime realistike të cilat do të keni mundësi t’i arrini – nëse veç e bëni punën që ju thonë – por edhe do t’ju përcjellin gjatë tërë rrugëtimit tuaj drejt këtyre qëllimeve. P.sh., nëse jeni vajzë e cila për qëllim keni ta arrini një “trup për bikini” për stinën e verës, atëherë kjo dëshirë nuk përmbushet me 100 barkore në ditë për një muaj rresht. Por, kjo kërkon ta ndryshoni mënyrën si ushqeheni, kërkon t’i kombinoni ushtrimet kardio dhe ushtrimet me pesha, etj.

Arbër Peci: Mendimet bëhen vepra...
Lexo po ashtu Arbër Peci: Mendimet bëhen vepra...

Nuk shpenzoni kohë kot, por korrni rezultate maksimale. Këta janë dy llojet e njerëzve të cilët shkojnë në palestër:

A) Ata të cilët shkojnë në palestër, i kalojnë 10 minuta në një pajisje ushtrimi dhe ngadalë shkojnë te tjetra pajisje para se t’i bëjnë 10 ushtrime tjera të bicepsit dhe të shkojnë në shtëpi.

B) Ata të cilët kanë një plan në mendje dhe i zgjedhin me mend pajisjet e ushtrimeve. Këta zakonisht e dinë sa seri do t’i bëjnë një pajisje dhe e dinë se cilët muskuj i ushtrojnë në çdo pajisje fitnesi që e përdorin.

Pra, është krejtësisht e qartë se grupi i parë nuk do t’i përmbushë qëllimet që i kanë përderisa marrin ndihmë dhe kanë dikë që i udhëheqë gjatë ushtrimeve.

Trajnerët personalë ju ndihmojnë ta përmirësoni shëndetin mendor. Për një kohë të gjatë është ditur se ushtrimet fizike mund t’i ndihmojnë njerëzve që vuajnë nga sëmundjet mendore si depresioni, dhe pikërisht për këtë arsye ekspertët e shëndetit mendor jua rekomandojnë pacientëve të vet ushtrimet fizike si metodë tretmani. Të pasurit një trajner personal që ju ndihmon me planin e ushtrimeve fizike kur vuani nga probleme të ndryshme mendore, ju ndihmon me motivimin që keni si dhe dinë s’i ti zgjedhin ushtrimet e duhura për të liruar më së shumti endorfine. /Telegrafi/