LAJMI I FUNDIT:

Tragjedi në Nigeri: Shembet çatia e kishës, 160 të vdekur (Video)

Tragjedi në Nigeri: Shembet çatia e kishës, 160 të vdekur (Video)

Nga shembja e papritur e kulmit të një Kishe në Uyo, në jug-lindje të Nigerisë, kanë gjetur vdekjen  të paktën 160 njerëz, që po merrnin pjesë në inaugurimin e një peshkopi.

Sipas aporteve nga vendi i ngjarjes, numri i viktimave mund të jetë edhe më i madh dhe shumë njerëz besohet se janë ende të bllokuar nën rrënoja.


Qindra njerëz ishin brenda Kishës Biblike,  përfshirë edhe Akwa Ibom, guvernatorin e shtetit , i cili i mbijetoi katastrofës.

Kisha ishte ende në ndërtim e sipër dhe punëtorët kishin nxituar për të përfunduar atë për inagurimin, thanë dëshmitarët, shumicës të së cilës i shemb catia mbi kokë. /Telegrafi