LAJMI I FUNDIT:

Toyota i-TRIL në përpjekje ta revolucionarizojë sistemin e trafikut (Foto)

Toyota i-TRIL në përpjekje ta revolucionarizojë sistemin e trafikut (Foto)

Në Geneva Motor Show, është prezantuar një makinë unike, që është kombinim mes motoçikletës dhe veturës së vogël.

Me modelin i-TRILL, kompania japoneze Toyota po përpiqet ta revolucionarizojë sistemin e trafikut, duke e reduktuar numrin e veturave dhe shmangur kolonat e gjata, transmeton Telegrafi.


Ky EV që lëvizë deri në 300 kilometra me një mbushje, është shumë i vogël dhe i ulët, duke bërë që shumë të tillë të lëvizin njëherësh në rrugë, pa shkaktuar tollovi. Madje, në të ka vend për tre persona, që e bënë të jetë edhe më efikas se motoçikleta dhe shumë më i sigurt.

Pos hapësirës së bollshme që kanë udhëtarët, shoferi ka vend më të gjerë për këmbë, pasi nuk ka pedale për frenim apo rritjen e shpejtësisë, sepse gjithçka komandohet me duar. /Telegrafi/