LAJMI I FUNDIT:

Toyota do ta krijojë këtë makinë të përshtatshme për çdo terren (Video)

Toyota do ta krijojë këtë makinë të përshtatshme për çdo terren (Video)

Prodhuesi japonez Toyota ka bashkuar forcat me kompaninë amerikane Tonka Truck, për të krijuar një makinë që është e aftë të lëvizë në çdo terren.

Konstrukti dhe fuqia që ka modeli Hilux, ia mundëson të lëvizë nëpër pjesë të thepisura, në ujë, apo edhe baltë të thellë, transmeton Telegrafi.

Në videon e postuar më poshtë, shihet makina me rrotë deri 35-inch, që lëvizë nëpër dunat e shkretëtirës, sikur të ishte në asfalt të rrafshët.

Megjithëse është në fazat fillestare, pritet që së shpejti entuziastët e ekspeditave në natyrë, të kenë mundësi të ngasin diçka të tillë. /Telegrafi/