LAJMI I FUNDIT:

Toyota me reklamë atraktive për super-veturën e re (Video)

Toyota me reklamë atraktive për super-veturën e re (Video)

Prodhuesit e makinave të shpejta dhe sportive, zakonisht krijojnë reklama që bazohen në shpejtësinë e lartë, qëndrueshmërinë dhe statistikat e ndryshme të veturave.

Këto filmime dërgojnë mesazhe te entuziastët e super-veturave, të cilët joshen për të blerë një të tillë, transmeton Telegrafi.

Mirëpo, kësaj radhe Toyota e ka krijuar një reklamë, ku modelin 86 që lansohet gjatë këtij viti, e krahason me një të dashur.

Përmes tri formave që mund t’i shihni në videon e postuar më poshtë, shihet si prezantohet kjo makinë e re.

“Kjo Toyota nuk është për të gjithë, por a është për ju”, është mesazhi që e përmbyllë reklamën. /Telegrafi/