LAJMI I FUNDIT:

Toyota Camry që lansohet vitin që vjen, do t’i ketë 300 kuaj fuqi (Foto)

Toyota Camry që lansohet vitin që vjen, do t’i ketë 300 kuaj fuqi (Foto)

Veturat nga kompania Toyota janë konsideruar së fundmi si shumë pak interesante dhe të pafuqishme, megjithëse mjaftë kualitative.

Mirëpo, në modelin e ri Camry duket se ka ndryshime të dukshme, që e dallon nga paraardhëset bajate, transmeton Telegrafi.

Pamja ka ndryshuar masë të madhe duke marrë freskinë moderne, derisa ka përmirësime edhe nën kapak.

Për dallim nga modeli i mëparshëm që kishte 206 kuajfuqi, në të riun kjo është rritur në 300 njësi gjithsej.

Kjo makinë që lansohet gjatë vitit të ardhshëm, do të ketë çmim fillestar prej rreth 20 mijë eurove. /Telegrafi/