0Shares

Toshiba nuk ka prezantuar të gjitha llojet e laptopave të saj në panairin Computex, por kompania vendosi që modelin Portege X30-D ta sjellë në Evropë, transmeton KosovaPress.

Laptopi peshon gjithsej 1,05 kilogramë dhe ka trashësi prej 16,4 milimetrave. Çmimi fillestar i laptopit është 1600 euro dhe për këtë shumë mund të blihet modeli me procesor Intel Core i5-7200U, 8GB RAM, 256GB PCI, SSD dhe ekran Full HD.

Modelet e mëposhtme të laptopit Toshiba Portege X30-D do të jenë të pranishëm në Evropë:

Portege X30-D-11U: 1599 euro (Intel Core i5-7200U, 8 GB RAM, 256 GB PCIe SSD, 13.3″ FHD)

Portege X30-D-10M: 1669 euro (Intel Core i5-7200U, 8 GB RAM, 256 GB PCIe SSD, 13.3″ FHD Touch)

Portege X30-D-121: 2029 euro (Intel Core i7-7500U, 16 GB RAM, 512 GB PCIe SSD, 13.3″ FHD)

Portege X30-D-123: 2089 euro (Intel Core i7-7500U, 16 GB RAM, 512 GB PCIe SSD, 13.3″ FHD Touch)

Të Ngjajshme

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi. Ju lutem lexoni rregullat këtu.

Shfaq Komentet (0)