0Shares

Torta e shpejtë, nuk kushton shumë dhe është mjaft e bollshme që do ta kënaqë cilitdo që do t’ia servirni, transmeton Telegrafi.

Përbërësit:

▪ 150 g biskota
▪ ½ l qumësht
▪ 3 banane të mëdha
▪ 2 puding vaniljeje
▪ 3 lugë sheqer
▪ 100 g gjalpë
▪ 200 g krem të rrahur

Përgatitja:

Në qumësht qitni sheqerin, shtoni pudingun dhe zieni. Hiqeni nga zjarri dhe në puding të nxehtë shtoni gjalpin.

Përzieni mirë që të bashkohet. Biskotat e bluara shtoni në puding të nxehtë.

Qiteni në tepsi të cilën duhet ta lyeni pak me gjalpë.

Bananet pritni përgjysmë për së gjati dhe rendisni në puding.

Lini të ftohet dhe zbukurojeni me krem të rrahur. /Telegrafi/

Të Ngjajshme

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi. Ju lutem lexoni rregullat këtu.

Shfaq Komentet (0)