LAJMI I FUNDIT:

Topalli i bashkohet protestës dhe i jep disa sygjerime Bashës (Video)

Topalli i bashkohet protestës dhe i jep disa sygjerime Bashës (Video)

Mungoi më 18 Shkurt, ditën e nisjes së protestës, për shkak të një vizite të saj në Bruksel, por ish-Kryetarja e Kuvendit, sot deputete e PD Jozefina Topalli, i është bashkuar sot demokratëve në çadrën përpara Kryeministrisë.

Pas takimit me protestuesit, Topalli dha edhe një prononcim për mediat, ku u shpreh e manhitur nga protesta e qytetarëve duke thënë se ishte ndër më të mëdhatë e më të rrallat që ajo kishte parë.


Por, deputetja demokrate nuk ka kursyer as “thumbimet” ndaj kreut të PD Lulzim Basha, teksa dha disa sugjerime për hapat që duhen ndjekur.

Deputetja tha se ishte e rëndësishme që protestat të thelloheshin jo vetëm në Tiranë por edhe në qytetet e tjera për të ndryshuar çdo gjë të bërë keq nga qeveria aktuale.

“Sapo jam kthyer nga Brukseli në Asamblenë e NATO-s. Prej aeroportit kam ardhur menjëherë, sepse është mundësia për të krijuar një lëvizje të jashtëzakonshme nga kjo protestë magjepsëse. Prostesta ndër më të rrallat e më të mëdha të memories time politike, kundër qeverisjes për të ndryshuar çdo gjë në vendin tonë, varfërinë e shumëfishuar dhe kriminalizmin duke filluar që nga parlamenti. Kjo qeveri e bën të pashpresë të ardhmen e vendit tonë. Duhet konceptuar se cilat do jenë hapat e kësaj lëvizje. Hapi i parë është këmbanë kundër qeverisë aktuale”, tha depuetja demokrate.

“Është e rëndësishme që kjo lëvizje të thellohet në çdo qytet, për të shpëtuar vendin nga krimi. Po ndodh një kalbëzim total në çdo gjë që i ofrohet qytetarit. Këtë lëvizje po e udhëheqin qytetarët, që po na japin leksione ne politikanëve se si bëhet politika. Rama është më i frikësuari nga të gjithë. T’i përgjigjet thirrjes së opozitës për t’u tërhequr dhe të plotësohen kushtet për votime të lira e të ndershme. Pjesëmarrja e madhe e qytetarëve tregon që nuk pajtohen me kryeministrin dhe premtimet e tij të pambajtura. Po lirohen të gjithë bandat që janë arrestuar në vitet më parë, ka degraduar shteti shqiptar. Sipas raportit të Bankës Botërore, është shumëfishuar varfëria, është reduktuar shtresa e mesme. Nëse ne si opozitë nuk i dalim zot qytetarëve, atëherë nuk e meritojmë të jemi opozitë,” tha Topalli.

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori