LAJMI I FUNDIT:

Top Reklama në Panairin “Prishtina Autoshow”

Top Reklama në Panairin “Prishtina Autoshow”

Kompania e mirënjohur “Top Reklama” është duke marrë pjesë në Panairin “Prishtina International Autoshow”, ku po bën prezantimin e produkteve të veta.

Drejtori i kompanisë “Top Reklama”, Petrit Shala, ka treguar se në panair janë duke u prezantuar me ekspozimit e produkteve të tyre.

“Jemi duke i ekspozuar produktet, siç janë: reklamat 3D, reklamat ndriçuese, shtyp digjitali të formateve të ndryshme. Por risia e ‘Top Reklamës’ në këtë panair është punimi i autografikave live respektivisht mbështjellja e veturave”, ka bërë të ditur Shala.

Ndryshe “Top Reklama” në treg është fuqishëm tash e 10 vite. /Telegrafi/