LAJMI I FUNDIT:

Tomë Gashi: Nuk mund t’i komentoj deklaratat e Molliqajt për Astrit Deharin

Tomë Gashi: Nuk mund t’i komentoj deklaratat e Molliqajt për Astrit Deharin

Vdekja e aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari – gjashtë ditë më parë në burgun e Prizrenit – vazhdon të mbetet temë kryesore në vend. Ndërkaq, sqarimi i vdekjes së tij vazhdon të jetë sfidë për institucionet relevante të cilat po merren me rastin.

Molliqaj: Mjekët e familjes Dehari nuk janë lejuar të ekzaminojnë provat e vdekjes së Astritit
Lexo po ashtu Molliqaj: Mjekët e familjes Dehari nuk janë lejuar të ekzaminojnë provat e vdekjes së Astritit

Sekretari organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj, në konferencën për media të mbajtur sot, ka thënë se ekspertët e mjekët ligjorë të familjes Dehari nuk janë lejuar të ekzaminojnë provat e vdekjes së Astritit.

Molliqaj: Nuk u besojmë hetimeve të njerëzve të emëruar nga klani “Pronto”
Lexo po ashtu Molliqaj: Nuk u besojmë hetimeve të njerëzve të emëruar nga klani “Pronto”

Sipas tij, mjekët e angazhuar nga familja kanë ekzaminuar trupin, po jo edhe provat rreth vdekjes së Astritit.

Prokurori tregon shkaktarin e vdekjes së Astrit Deharit! (Video)
Lexo po ashtu Prokurori tregon shkaktarin e vdekjes së Astrit Deharit! (Video)

Mirëpo, avokati Tomë Gashi – i cili është angazhuar nga familja Dehari që të merret me vdekjen e djalit të tyre Astritit – në një prononcim për Telegrafin ka thënë se nuk i ka dëgjuar deklaratat e Molliqajt.

“Unë nuk i kam dëgjuar ato deklarata, por kemi qenë prezentë gjatë obduksionit, që është kryer të hënën, së bashku me ekspertë që janë angazhuar nga familja. Normal, sipas procedurave kemi marrë pjesë. Unë kam qenë prezent gjatë gjithë kohës. Tashmë procedurat kanë përfunduar”, ka thënë Gashi.

Pesë ditë nga vdekja e Astrit Deharit, institucionet ende pa përgjigje
Lexo po ashtu Pesë ditë nga vdekja e Astrit Deharit, institucionet ende pa përgjigje

Ai ka shtuar se nuk mund t’i komentojë deklaratat e Molliqajt sa i përket lejimit apo mos lejimit të mjekëve ligjorë të familjes Dehari për ekzaminimin e provave të vdekjes së Astritit. “Sa i përket aty lejimit apo moslejimit të mjekëve ligjorë të familjes Dehari, ato gjëra janë të rregulluara me dispozitat ligjore të Institutit të Mjekësisë Ligjore, kështu që nuk mundem t’i komentoj deklaratat e Dardanit”.

Astrit Dehari vdiq të shtunën e kaluar në burgun e Prizrenit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori