LAJMI I FUNDIT:

Tomë Gashi e quan raciste Gjykatën Speciale (Video)

Tomë Gashi e quan raciste Gjykatën Speciale (Video)

Avokati Tomë Gashi deklaroi se pas një jave Gjykata Speciale do të fillojë me ngritjen e akuzave të para ndaj ish-luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Gashi  u shpreh se infrastruktura ligjore tanimë është e gatshme për të bërë akuzat e para.


Ai tha se hetimet për këto akuza janë zhvilluar tash gjashtë  vite me radhë, dhe tanimë ata janë të përgatitur për ta filluar punën, duke thënë se askush nuk është i përjashtuar nga kjo “lojë”, dhe të akuzuar mund të jenë të gjithë pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Gjykata Speciale e gatshme të nisë punën brenda shtatë ditësh
Lexo po ashtu Gjykata Speciale e gatshme të nisë punën brenda shtatë ditësh

Gashi shtoi se do të ketë dëshpërime të mëdha nga kjo Gjykatë, duke i kritikuar deputetët e Kuvendit të Kosovës, që kanë votuar pro kësaj gjykate. Ai thotë se nuk ka rast tjetër në botë që deputetët e atij vendi votojnë për një gjë që është kundër shtetit të tij dhe interesave të qytetarëve të po atij shteti

Ai u shpreh kritik për këtë Gjykatë, duke e quajtur të padrejtë ndaj shqiptarëve, dhe sipas tij kjo Gjykatë është raciste, pasi që merret vetëm me shqiptarët.

Gashi foli edhe për mundësinë që kjo Gjykatë mund ta ketë ndikimin në formimin e Qeverisë së ardhshme të Kosovës dhe përë figurat që mund të eliminohen nga skena politike në Kosovë. /Tribuna/

Në trend Lajme

Më shumë
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

Kronika e Zezë
Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Drejtësi
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori