LAJMI I FUNDIT:

Tito frikësohet se Sanchez mund të dështojë

Tito frikësohet se Sanchez mund të dështojë

Menaxheri i Barcelonës, Tito Vilanova, ka filluar të frikësohet se sulmuesi i tij, Alexis Sanchez, mund të dështojë si futbollist.

“Krejt çka duhet të bëjmë me Sanchezin është ta ndihmojmë atë. Ai është lojtar i ri dhe ka gjithë talentin e botës”.

“Duhet ta mbrojmë atë dhe të mundohemi t’i ndihmojmë me gjithçka që është e mundur për sa i përket futbollit”.


“Futbolli deri tash ka përbirë me qindra lojtarë dhe ne duhet të kujdesemi për lojtarët tanë”, ka thënë Vilanova. /Telegrafi/