LAJMI I FUNDIT:

Tim Cook ishte kundër padisë ndaj Samsung

Tim Cook ishte kundër padisë ndaj Samsung

Tim Cook, pasardhësi i Steve Jobs në pozitën e drejtorit ekzekutiv të kompanisë Apple fillimisht ishte kundër padisë ndaj partnerit të dikurshëm dhe rivalit kryesor gjatë ditëve të sotme, kompanisë Samsung, thuhet sipas disa njerëzve të cilët në atë kohë ishin të njohur mirë me çështjen.

Kundërshtimi i Cook kryesisht vinte për shkak të rolit kritik që Samsung kishte si njëri ndër furnizuesit kryesor të komponenteve për iPhone dhe iPad.

Në prill të vitit 2011, Apple kishte ngritur padi kundër Samsung dhe “zjarri i madh” mes dy gjigantëve të teknologjisë u përhap shpejt në gjykatat në Evropë, Azi dhe Australi.

Kur Apple fitoi verdiktin e saj 1 miliard dollarësh kundër Samsung në gushtin e kaluar, dukej se kompania do të ishte në gjendje të arrijë një ndalim të drejtpërdrejtë të produkteve konkurruese, të cilat, sipas saj ishin kopjim dhe thyerje e patentave të Apple.

Me këtë ndalim, Apple ndali hovin e Samsung e cila po merrte shumë treg me modelet e reja të tabletëve të saj, dhe me linjën e telefonave të mençur Galaxy S. / Telegrafi /