LAJMI I FUNDIT:

Tiketa 34 mijë euroshe e humbur, Sane i kërkon falje tifozit (Foto)

Tiketa 34 mijë euroshe e humbur, Sane i kërkon falje tifozit (Foto)

E çuditshme ajo që i ka ndodhur një tifozi që kishte hedhur dy euro në dy ndeshjet e Ligës së Kampionëve dhe vetëm për një gol do të kishte fituar 34.000 euro.

Ajo që e ka bërë më epik këtë episod është fakti se vetë lojtari Leroy Sane i cili shënoi golin e 5-të të Manchester City-t, i ka kërkuar falje tifozit me anë të një postimi në rrjete sociale.


Sipas gazetës gjermane “Die Welt”, Mustafa Celik kishte vendosur 2 euro mbi dy rezultate të sakta.

Në bazë të skedinës së vendosur prej tij Manchester City do të fitonte 4-3 me Monaco dhe Atletico Madrid do të fitonte 4-2 me Bayer Leverkusen.

10 minuta nga përfundimi i ndeshjeve ai kishte në dorë një skedinë fituese, por në minutën e 82-të Leroy Sané shënoi golin e pestë për Manchester City.

Mustafai e postoi skedinën në Twitter duke i shkruar lojtarit: “Më detyrohesh 34 200 euro”.

E publikuar në media letra, iu përgjigj edhe nga lojtari që shkruante: “Lexova në gazeta për të, më vjen keq për atë djalë të gjorë”. /Telegrafi/