LAJMI I FUNDIT:

Tifozët ultras të ekipit të Tiranës, sharje kundër serbëve e maqedonasve (Video)

Tifozët ultras të ekipit të Tiranës, sharje kundër serbëve e maqedonasve (Video)

Tensionet e fundit mes Kosovës dhe Serbisë janë ndierë edhe në sport. Grupimet e ndryshme, mbështetës të zjarrtë të ekipit të Tiranës, hodhën parulla kundër Maqedonisë dhe Serbisë gjatë një ndeshjeje ndërkombëtare basketbolli, e luajtur mbrëmjen e së martës në Tiranë.

Tifozët ultras të ekipit të Tiranës, të njohur për tifozerinë e zjarrtë në mbështetje të ekipit të futbollit, kanë përkrahur edhe atë të basketbollit në ndeshjen e parë për Kupën Ballkanike, ku Tirana luante me ekipin maqedonas Karpos Sokoli.


Ashtu siç shihet edhe nga pamjet, tifozët nuk kanë pushuar asnjë minutë në mbështetje të ekipit të tyre, por në disa raste thirrjet janë kthyer në kore fyese jo vetëm ndaj kundërshtarit në basketboll, Maqedonisë, por edhe Serbisë.

Pavarësisht koreve, ndeshja nuk është ndërprerë në asnjë moment për shkak të tyre, përveçse për rregullat e lojës. Gjatë ndeshjes, për shkak të këtyre parulave, u paralajmërua disa herë ndërprerja e lojës.

Përsa i përket zhvillimit të sfidës Tirana-Karpos, vendasit udhëhoqën vetëm periodën e parë me rezultatin 20 me 18, ndërkohë që ruajtën ritmin e kundërshtarëve deri në fund të periodës së dytë, e cila u mbyll 48 me 48. Tirana lëshoi shumë në periodën e tretë, të cilën e humbi me 16 pikë, dhe krejt takimin 100:83.

Në trend Sport

Më shumë
Dortmundi

Dortmundi "zbrazë" konton e Real Madridit - skuadra gjermane fiton një tjetër pjesë të shumë nga shitja e Bellingham

La Liga

"Shpresoj të turpërohen në finale", Sneijder i uron më të keqen Man Unitedit shkaku i veprimeve të një lojtarit

Premier League
Ekskluzive: Nuk u pagua tre muaj nga Antalyaspori, FIFA i jep të drejtë Zymer Bytyqit - shkëputet kontrata

Ekskluzive: Nuk u pagua tre muaj nga Antalyaspori, FIFA i jep të drejtë Zymer Bytyqit - shkëputet kontrata

Romak Zeqiri
Vetëm pesë lojtarë janë

Vetëm pesë lojtarë janë "të paprekshëm" te Barcelona - të tjerët janë në shitje

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Nga Anglia thuhet se Palmer i ka kërkuar Chelseat që ta shesin

Nga Anglia thuhet se Palmer i ka kërkuar Chelseat që ta shesin

Premier League
Kalo në kategori