LAJMI I FUNDIT:

Tifozët e Besiktasit e ‘kallin’ Stambollin para ndeshjes kthyese me Lyonin (Foto)

Tifozët e Besiktasit e ‘kallin’ Stambollin para ndeshjes kthyese me Lyonin (Foto)

Qyteti i Stambollit është i gjithi në ‘flakë’ dhe plot zhurmë gjatë ditës së sotme dhe kjo e gjitha nga tifozët e Besiktasit.

Skuadra e njohur turke, Besiktasi e pret në Stamboll në ndeshjen e dytë apo kthyese të Ligës së Evropës skuadrën e Lyonit.


Ndeshja e parë e fituar nga francezët në fund të ndeshjes me rezultat 2-1, u përshkua me rrahje para ndeshjes dhe gjatë ndeshjes në mes të tifozëve, transmeton Telegrafi.

Pamje të frikshme të përleshjes së tifozëve të Lyonit dhe Besiktasit (Video)
Lexo po ashtu Pamje të frikshme të përleshjes së tifozëve të Lyonit dhe Besiktasit (Video)

Nga trazirat e shkaktuara u ndërpre edhe ndeshja për disa minuta, por kështu nuk po ndodh edhe para takimit kthyes.

Në rrugët e Stambollit vërehen vetëm tifozët e Besiktasit, të cilët po përkujdesen që të bëjnë sa më shumë atmosferë për të motivuar skuadrën e tyre për të kaluar tutje.

Tifozët e Besiktasit kanë ndezur fishekzjarrë dhe mjete tjera piroteknike, teksa këngët në përkrahje të klubit të zemrës nuk mungojnë aspak. /Telegrafi/