0Shares

Pas vrimave të mëdha në xhinse, ka ardhur koha që vrimat të mbyllen. Arnat nuk janë “IN”. Së paku jo ato me të cilat jemi mësuar.

Rroba e re e modës quhet “Clear Knee Mom Jeans”, ndërsa fjala është për xhinse të cilat, jemi të sigurt, do të pushtojnë rrugët, transmeton Telegrafi.

Ç’është e vërteta, nuk dimë sa do të jetë e rehatshme të vishet plastika kur dielli përcëllon, mirëpo sikur kjo nuk ka rëndësi kur duken kështu si të krisura!

“Plastika e hollë mbulon gjunjët tuaj dhe u jep dukje futuriste xhinseve të ngushta dhe të shkurtra me bel të lartë”, thuhet në Nordstrom, ku mund t’i porosisni.

Xhinset janë ato të cilat janë bartur në vitet ’80 të shekullit të kaluar. Ose merrni gërshërët dhe bëni sipas fantazisë dhe dëshirës suaj.

Përdorni qese PVC, të cilat edhe ashtu keni menduar t’i ricikloni.

/Telegrafi/

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)