LAJMI I FUNDIT:

Thuhet që është dukuri e rrallë, por çdo e dyta femër vuan nga depresioni pas seksit?

Thuhet që është dukuri e rrallë, por çdo e dyta femër vuan nga depresioni pas seksit?
woman in depression and despair crying on black dark

Fjala është për emocionet negative, pikëllimin, zemërimin dhe anksiozitetin, të cilat femrat e shfaqin pas seksit.

Kohë më parë është bërë një hulumtim i cili ka treguar që depresioni postseksual shfaqet tek 46 për qind e femrave, që do të thotë pothuajse te çdo e dyta femër.

Para pesë vjetësh është bërë një hulumtim i ngjashëm, i cili ka treguar që një e treta e femrave bien në një gjendje të këtillë, madje edhe pas marrëdhënieve të kënaqshme, që do të thotë se hulumtimi i ri vetëm sa ka konstatuar këto të dhëna.

Disa shkencëtarë besojnë që gjendja e këtillë te femrat ka funksion evolutiv.

Shkencëtarët tashmë po provojnë që ta zbulojnë shkasin e mundshëm që e shkakton këtë, transmeton Telegrafi.

Autori i studimeve Robert Chvaicer thotë se në rrethana normale menjëherë pas seksit femrën duhet ta pushtojë ndjenja e kënaqësisë psikike dhe ndjenja e relaksimit. Por, ai ka shtuar se disa femra në vend të kësaj, ndiejnë melankoli, dhimbje dhe shqetësim.

Këtë dukuri nuk është aspak e lehtë për ta shpjeguar, dhe se kjo temë në përgjithësi është e pahulumtuar.

“Shkasi i një ndjenje si kjo është krejt i panjohur. Femrat e anketuara kanë deklaruar se si pas seksit ndiejnë melankoli, dhe se kjo ndjenje nuk ka fare të bëjë me ndjenjat që ato kanë karshi partnerit të tyre”, thotë Shvicer.

Tek personat që kishin një formë të keqtrajtimit seksual ndihej një ndjenjë turpi, faji dhe humbje të dëshirës për seks, shton profesori.

Shkasi, mund të jetë edhe në dispozitat biologjike, por edhe më tutje nuk kanë përgjigje adekuate rreth kësaj teme. /Telegrafi/