LAJMI I FUNDIT:

Thjeshtësia e Toyota Carolla, ka bërë që të jetë i mirë dhe praktik (Foto)

Thjeshtësia e Toyota Carolla, ka bërë që të jetë i mirë dhe praktik (Foto)

Prodhuesi japonez Toyota, e ka nxjerrë një model për të shënuar 50 vjetorin e daljes nga prodhimi, të serisë së parë të Carolla.

Për shënime të tilla, zakonisht punohet vetura të veçanta dhe shumë luksoze, por në këtë rast është krejtësisht ndryshe, transmeton Telegrafi.


Modeli që trashëgon të njëjtin emër, është i thjeshtë në dukje, ka 132 kuajfuqi dhe nuk arrin shpejtësi të madhe. Madje, kushton 25 mijë dollarë, që është çmim i lartë për një makinë me 1.8-litra dhe katër cilindra.

Mirëpo, po del të jetë shumë i kërkuar në treg, pikërisht për shkak të thjeshtësisë, strukturës së duhur dhe qëndrueshmërisë.

Me katër dyer dhe vend të bollshëm që të ulen në komoditet pesë persona, ka bërë që të ketë shumë kërkesa për këtë Carolla. Sistemi i manovrimit është shumë i lehtë, ndërsa njoftimet me tingull se përpara ka kalimtarë apo objekte të mëdha, po i japin shumë siguri shoferit.

Shumë blerës e kanë quajtur si makinë për taksi, meqë frenon shpejtë, nuk i bëjnë gjë gropat në rrugën, dyert nuk i dobësohen edhe pas përplasjeve dhe lëvizë pa problem në çdo hapësirë. /Telegrafi/