LAJMI I FUNDIT:

Themeluesi i Android shfaq telefonin e tij të ri!

Themeluesi i Android shfaq telefonin e tij të ri!

Në janar të vitit të kaluar kishin qarkulluar disa raporte sipas të cilavë thuhej se bashkëthemeluesi i Android, Andy Rubin, po punonte në një telefon të ri. Tani, kemi edhe një imazh të postuar në Twitter që e vërteton këtë lajm.

Imazhi shfaq një telefon me korniza shumë të holla, ekran të rrumbullakuar si dhe ikonat për lidhje, bateri dhe orë. Fatkeqsisht, asgjë tjeter nuk është zbuluar, duke përfshirë edhe specifikat tjera.

Spekulimet bëjnë të ditur se telefoni do të ketë mundësinë e shtimit të tipareve hardverike me kalimin e kohës. Ky modalitet do të funksionoj përmes një konektori magnetik që ka dy funksione – mbushjen e baterisë dhe zgjerimin e funksionalitetit të telefonit.

Ekrani mund të jetë i ndjeshëm ndaj presionit, njejtë sikurse iPhone i Apple.

Pajisja pritet të lansohet gjatë pjesës së dytë të vitit dhe thuhet se do të kushtoj ngjashëm me çmimin e një iPhone të ri ose një Pixel të Google.