LAJMI I FUNDIT:

Thatësira në Itali, autoritetet “luftë” me flakët

Thatësira në Itali, autoritetet “luftë” me flakët

Pjesë të mëdha territorit vazhdojnë të jenë nën “kthetrat” e zjarreve në Itali, ku reshjet e shiut kanë qenë minimale.

Sipas mediave lokale, flakët kanë përfshirë disa zona nga Toskana në Liguria në Italinë veriperëndimore dhe qendrore deri në Sardenja dhe Sicili.


Departamenti i Shërbimeve Zjarrfikëse publikoi pamjet e një avioni zjarrfikës, angazhuar për shuarjen e flakëve në pyjet pranë qytetit veriperëndimor të Xhenoas, ndërsa helikopterë u përdorën në pjesë të tjera të vendit.

Në një deklaratë, Agjencia e Mbrojtjes Civile në Itali tha se kërkesa për avionë emergjence ishte më lartë se sa në çdo moment tjetër në 10 vitet e fundit.

Temperatura i kaluan 40 gradë celsius në disa rajone jugore. Zjarret në shpatet e malit Vezuv krijuar re të mëdha tymi pranë qytetit port të Napolit.

“World Wildlife Fund” tha se mijëra njerëz, kafshë dhe rezerva natyrore rreth vullkanit ishin në rrezik. Ndërkaq, thatësira në rajonet perëndimore të Parmës dhe Piaçencës nxiti qeverinë javën e kaluar të shpallte gjendjen e jashtëzakonshme. /tch/

Në trend Botë

Më shumë
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Azia
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?

Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?

Azia
Ajo hipi mbi një peshkaqen, pastaj u pendua shumë: Vajza u lëndua në një vend të papërshtatshëm

Ajo hipi mbi një peshkaqen, pastaj u pendua shumë: Vajza u lëndua në një vend të papërshtatshëm

Amerika
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Evropa
Ashensori më i madh i pasagjerëve në botë - sa persona mund t'i transportojë në të njëjtën kohë

Ashensori më i madh i pasagjerëve në botë - sa persona mund t'i transportojë në të njëjtën kohë

Botë
‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike

‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike

Botë
Kalo në kategori