LAJMI I FUNDIT:

Thaqi i kënaqur me fitoren

Thaqi i kënaqur me fitoren

Prishtina ka arritur një fitore tejet të vështirë ndaj Gjilanit si vendas.

Kryeqytetasit triumfuan me rezultat minimal 1-0 në një ndeshje ku dy skuadrat treguan futboll të bukur por nuk kishte gola më shumë.


Trajneri i Prishtinës, Arsim Thaqi është shprehur shumë i lumtur me fitoren e arritur ndaj Gjilanit.

Ai ka thënë pas ndeshjes se Prishtina është skuadër me histori të madhe dhe i lumtur me fitoren e pestë radhazi.

“Prishtina ka përvojë dhe histori të madhe. Unë jam shumë i kënaqur me pesë fitoret radhazi”.

“Patëm një kundërshtar të papërshtatshëm si Gjilani që na solli në situate të vështira”.

“Këto tri pike ia dedikoj klubit dhe futbollistëve”, ka thënë Thaqi pas ndeshjes. /Telegrafi/