LAJMI I FUNDIT:

Thani flokët në mënyrë natyrale vetëm me KAFE

Thani flokët në mënyrë natyrale vetëm me KAFE
-->

Siç edhe është raportuar nga shkencëtarët anglez, tharësit e flokëve përmbajnë kimikale që ndërlidhen me kancerin. 87 nga 100 gra që i kanë tharë flokët për periudha të gjata kohore kanë vuajtur nga kanceri i gjirit.

Përdorimi i produkteve natyrale jo vetëm që do t’ju sjell efekte më të gjata, por edhe do të sigurojnë që të keni flokë më të forta dhe më pak të dëmtuara, transmeton Telegrafi.

Kafeja ka efekte shumë të mira dhe është krejtësisht natyrale. Siç edhe është deklaruar në një studim të publikuar në International Magazine of Dermatology në janar të vitit 2007, kafeja është tejet e mirë në procesin e rritjes së flokëve.

– Fillimisht përgatitni një kafe të fortë organike, p.sh. espreso, pasi që disa kafe jo organike përmbajnë kimikale të ndryshme. Lëreni të ftohet për një kohë dhe përgatitni një produkt që përmban dy lugë gjelle kafe organike, dy gotë zbutës natyral dhe një gotë kafe të ftohët të përgatitur më herët.

Produktin e vendosni në flokë dhe e lini për 60 minuta. Ky produkt do t’ua ngjyrosë flokët në mënyrë natyrale dhe do t’ju jep një ngjyrë të çokollatës pa ndikuar në kualitetin e flokëve.

Shpëlarja me kafe

Fillimisht i pastroni flokët me shampon dhe pastaj e aplikoni kafenë në flokë. E lini ashtu për 20 minuta dhe pastaj e shpërlani duke përdorur uthull molle, pasi që uthulla e mollës do t’ua rregullojë ngjyrën e flokëve.

Pas kësaj duhet t’i pastroni flokët me ujë të nxehtësisë mesatare. Nëse nuk jeni të kënaqur nga rezultatet atëherë e përsëritni procedurën disa ditë radhazi dhe do t’i vëreni rezultatet e mahnitshme shumë shpejt! /Telegrafi/