LAJMI I FUNDIT:

Thaçi: I tmerruar me sulmin në Manchester

Thaçi: I tmerruar me sulmin në Manchester

Presidenti Hashim Thaçi është tronditur pas sulmit të mbrëmshëm në Manchester, menjëherë pas koncertit të këngëtares, Ariana Grande.

“I tronditur me sulmin në Manchester. I tmerrshëm dhe i drejtuar kah pjesa më e cenueshme e shoqërisë. Kosova është me Qeverinë dhe popullin britanik”, ka thënë Thaçi në një postimi në gjuhën angleze në profilin e tij, në Twitter.


Ndryshe mediat në Britaninë e Madhe kanë raportuar se numri i të vrarëve ka shkuar në 22 derisa i të plagosurve rreth 60. /Telegrafi/