LAJMI I FUNDIT:

Thaçi të raportojë në Kuvend

Thaçi të raportojë në Kuvend

Opozita dhe analistët kërkojnë nga kryeministri Hashim Thaçi që të raportojë në Kuvend detajet e marrëveshjes së fundit në Bruksel me homologun e tij serb, Ivica Dacic. Ata vlerësojnë se deklaratat e dy kryeministrave janë shumë kontradiktore.

Shef i Grupit Parlamentarë të LDK-së, Ismet Beqiri thotë se kryeministri Thaçi duhet të sillet konform kushtetutës së Kosovës dhe të zbulojë detaje rreth bisedimeve nga takimi i fundit midis dy kryeministrave. Ai nuk ka dashur të komentoj më shumë rreth arritjes së marrëveshjes së përkohshme për doganat.

Ndërsa, nënkryetari i Vetëvendosjes, Shpend Ahmeti thotë se me krijimi i një fondi të veçantë zhvillimorë për veriun, është treguesi më i mirë për vendosjen e bazës së antonimisë për serbët në veri.


Ndërkohë që Ardian Arifi nga KIPRED thotë se deklarimet e kryeministrit Thaçi dhe kryeministrit serb janë mjaft kontradiktore, njëra me tjetrën.

Ndërkohë ende nuk dihet nëse kryeministri Thaçi do të njoftoj parlamentin për takimin e katër me kryeministrin serb. Ai vazhdimisht e ka njoftuar Kuvendin e Kosovës për tri takimet e deritashme. /Rtk/Telegrafi/