LAJMI I FUNDIT:

Thaçi do të bojkotohet sërish nga opozita

Thaçi do të bojkotohet sërish nga opozita

Zyra për media e Presidencës ka njoftuar se gjatë ditës së nesërme, presidenti Hashim Thaçi do t’i takojë përfaqësuesit e subjekteve politike për të diskutuar për reformën zgjedhore. Takimi pritet të mbahet në orën 11:00. Mirëpo, opozita sërish do ta bojkotojë këtë ftesë, sikurse edhe të kaluarën.

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj, ka thënë për Telegrafin se nuk do të marrin pjesë në këtë takim.


“E kemi thënë që kjo ftesë është bërë vetëm për t’ia zgjatur mandatin kësaj Qeverie”, ka thënë Lekaj, duke shtuar se në takim do të marrin pjesë vetëm me kushtin që të caktohet data e zgjedhjeve.

Ngjashëm thonë edhe në Nisma për Kosovën. Sekretari i Nismës, Bilall Sherifi, ka thënë për Telegrafin se sërish do t’i përgjigjen me “JO” takimit me Thaçin.

“Kot lodhet. Ne në asnjë mënyrë nuk pranojmë të takohemi dhe të bisedojmë për reformë zgjedhore, sepse vendi duhet të shkojë sa më parë në zgjedhje”, tha Sherifi.

Ai më tej theksoi se “Thaçin mund ta sigurojë që të njëjtën përgjigje do ta marrë edhe në ftesën për takimin e tretë”.

Edhe në subjektin më të madh opozitar, në Lëvizjen Vetëvendosje, kanë thënë se nuk do të marrin pjesë.
Shkodran Hoti, nga zyra për media e VV-së, tha se askush nga Lëvizja Vetëvendosje nuk do të marrë pjesë në takimin e thirrur nga Thaçi.

Kjo është tentativa e dytë e presidentit Thaçi që t’i bëjë bashkë të gjithë liderët e partive politike për të diskutuar për reformën zgjedhore.

Në takimin e fundit, ftesës së tij pozitivisht i ishin përgjigjur kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, kryetari i Partisë të Drejtësisë, Ferid Agani, Nenad Rashiq nga Lista Serbe dhe nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

Kronika e Zezë
Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Drejtësi
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori