LAJMI I FUNDIT:

Thaçi: ‘Syri i Popullit’ kishte 26 njerëz në listë për ekzekutim

Thaçi: ‘Syri i Popullit’ kishte 26 njerëz në listë për ekzekutim

Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka folur për herë të parë për atë që gjatë së mërkurës u lansua si “Syri i Popullit”, që mori përgjegjësinë për tentim-vrasjen e avokatit Azem Vllasi.

Ai ka thënë se e ka parë listën e personave të cilët kjo organizatë sipas tij terroriste ka lidhje me agjentura të ndryshme të cilat janë të lidhura direkt në Moskë.


Thaçi në emisionin “Click” në RTV 21 ka thënë lista, të cilën e ka “Syri i Popullit”, përbëhet nga 26 personalitete, por nuk ka përmendur asnjë emër.

Ka treguar ajo listë është e përbërë me emra të njohur personalitetesh të cilët janë liderë politikë, komandantë të luftës së fundit, gazetar, opinionit, e deri tek personalitete jo edhe aq të njohura.

“Në listë janë 26 njerëz të cilët sipas kësaj organizate terroriste duhet të ekzekutohen. Aty janë liderë të ndryshëm politik të Kosovës, bartës të luftës së fundit, gazetar, opinionit e komandat të ndryshëm të luftës”, ka thënë Thaçi.

Ai ka thënë se pjesë e kësaj liste janë edhe prijës fetar të ndryshëm dhe personalitete që kanë ndihmuar në shtetformim të këtij vendi.

“Kur shihet se nga kush përbëhet ajo listë e personave për ekzekutim, lidhshmëria e qartë është me lidhjet jo mike të Serbisë e që dalin drejt në Moskë”, ka thënë Thaçi.

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Kalo në kategori