LAJMI I FUNDIT:

Thaçi shpalosi sot diçka që është planifikuar kohë më parë (Video)

Thaçi shpalosi sot diçka që është planifikuar kohë më parë (Video)

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në fjalimin e tij në Seminarin e NATO-s, Rose Roth që po mbahet në Prishtinë, ka thënë se ka ardhur koha që Kosova me Serbinë të ngritin dialogun në një nivel tjetër.

Presidenti nuk specifikoi më shumë, pos që tha se në këtë “nivel tjetër”, do të arrihet edhe pajtimi përfundimtar me Serbinë.


“Kosova është e gatshme dhe në fakt kërkon që dialogu të ngritet në një kapacitet tjetër, në një nivel tjetër të çështjeve edhe më të avancuara dhe të kemi një përmbyllje të këtij procesi të fqinjësisë, bashkëpunimit dhe pajtimit ndërshtetëror, dhe në mes të popujve tanë”, deklaroi Thaçi këtë të diel.

Kjo deklaratë e Thaçit, sipas analistit dhe gazetarit, Arben Ahmeti, nuk është e rastësishme.

Madje, sipas tij, ky ndryshim nivelesh në bisedime është i projektuar qysh moti.

“Prej fillimit të procesit të lehtësimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi diplomacia perëndimore ka pasur planin që kjo të bëhet në tri faza; bën dialogun teknik, që ka qenë mes dy përfaqësuesve qeveritarë; politik, që është bërë mes kryeministrave dhe dialogun e pajtimit që duhet të bëhet në nivel presidentësh”, shpjegon Ahmeti, duke shtuar se “një prej arsyeve që e ka shtyrë presidentin aktual Hashim Thaçi të kërkojë të bëhet president ka qenë ky plan”.

“Ideja është që në dialogun e tretë të ketë traktat të paqes mes Kosovës dhe Serbisë i ngjashëm me atë të dy Gjermanive”.

Por, Ahmeti e sheh si të pa realizueshëm planin ndërkombëtar, të paralajmëruar sot nga Thaçi – për momentin.

“Për të arritur në dialogun e tretë do të duhet që fillimisht Serbia të ketë një president tjetër pasi që (Tomislav) Nikoliq nuk vlerësohet i përshtatshëm për këtë proces”.

“Si rrjedhojë duhet pritur zgjedhjet presidenciale në Serbi. Edhe më esenciale është që për të nisur dialogu i tretë të mbyllen të gjitha temat e dialogut të parë dhe të dytë”.

“Ka dy tema të papërfunduara nga dialogu i parë dhe katër nga i dyti. Më problematikja është Asociacioni i Komunave Serbe”.

Shkurtazi deklaratën e Thaçit e ka komentuar edhe profesori i universitar i së Drejtës Ndërkombëtare, Afrim Hoti.

Hoti tha për klankosova.tv se pak të rëndësishme janë nivelet, përderisa mungon vullneti.

“Mendoj se këto bisedime nuk kanë nevojë të shihen me dioptrinë e profileve. Ato duhet t’i nënshtrohen vullnetit të mirë të palëve, ose nëse ky nuk ekziston, atëherë duhet mbikëqyrje nga pala e tretë ndërmjetëse”, ka pohuar Hoti.

“Të tjerat mendoj se janë politikë e njërës, respektivisht palës tjetër”.

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Kalo në kategori