LAJMI I FUNDIT:

Thaçi priti përfaqësuesit e MCC-së, i jep përkrahje punës së tyre

Thaçi priti përfaqësuesit e MCC-së, i jep përkrahje punës së tyre

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur për një takim përfaqësuesit e “Millenium Challenge Corporation” nga Uashingtoni, James A. Gerard, Brian Forni dhe Sarah Olmstaed, të shoqëruar nga Petrit Selimi, koordinator i MCC për Kosovë.

Në këtë takim, James Gerard ka njoftuar presidentin Thaçi se puna e MCC-së në Kosovë është “duke shkuar shumë mirë” dhe se tani MCC është duke “ecur drejt fazës kur do të fillojë të implementojë projektet për Kosovën”, transmeton Telegrafi.

Presidenti Thaçi i përgëzoi për punën e bërë dhe u shpreh se “e përkrah punën e MCC-së” dhe se do të ketë “koordinim me qeverinë për të përkrahur projektet e MCC-së”.

“Projektet e juaja janë në përputhje me prioritetet e Kosovës”, u shpreh presidenti Thaçi dhe shtoi se “prandaj e përkrahim plotësisht punën e MCC-së në Kosovë”.

Millenium Challenge Corporation është agjenci amerikane për ndihma bilaterale, e themeluar nga Kongresi Amerikan në vitin 2004. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

Lajme
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Kalo në kategori