LAJMI I FUNDIT:

Thaçi: Platforma serbe, dokument pa vlerë

Thaçi: Platforma serbe, dokument pa vlerë

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur bindjen se platforma e Serbisë për bisedimet me Kosovën nuk meriton vëmendje të madhe, meqë ajo është e dështuar njëjtë sikurse planet e mëhershme të Beogradit për kontroll mbi Prishtinën. Para anëtarëve të partisë së vet, në Prizren, ai ka pranuar se ka shqetësime e zhurmë publike rreth projektit të fundit të Serbisë, i cili sipas tij nuk do të jetë jetëgjatë dhe do të myket në sirtarët e vet Beogradit.

"Ky projekt i Nikolicit do të mbetet në sirtarët e Beogradit dhe aty do të myket në perspektivën evropiane të Kosovës e të rajonit…Ky është një vullnet i Beogradit i mbrapshtë, është një hap prapa i Beogradit në çështjen që e kemi nisur për vendosjen e fqinjësisë së mirë. Prandaj, qëndrimi i Republikës së Kosovës është i qartë se ai dokument i Nikolicit nuk do ta ketë asnjë vlerë për as për Kosovën, as për BE-në, NATO-n apo ShBA-të, sepse qëndrimi ynë është i konsultuar me bashkësinë ndërkombëtare", ka thënë Thaçi, sot në Prizren.

Ai ka vlerësuar se nuk duhet pasur dilema në këtë drejtim, meqë më e rëndësishmja është konsolidimi i shtetësisë dhe demokracisë së Kosovës.


"E di se është preokupim dhe shqetësim i juaji dhe e di që është bërë më shumë zhurmë sesa që meriton plani i Serbisë për Kosovën. Ju ftoj që mos t’i kushtojmë shumë rëndësi zhurmës së Beogradit por të ndërtojmë realitetin e Kosovës së pavarur dhe sovrane, ashtu siç po e bëjmë…", ka thënë Thaçi, gjatë fjalimit para anëtarëve të Kuvendit të degës së PDK-së, transmeton Koha.net.

Ai ka garantuar bashkë partiakët dhe qytetarët e vendit se platforma serbe do të dështoj bashkë me ideatorin e saj, Tomislav Nikolic.

"Ashtu siç kanë dështuar elaboratet e Grashaninit në shek XIX, Pashicit e Karagjorgjevicit, Cubriloviçct e Andricit, projektet e komunistëve jugosllavë në krye me Rankovicin, platforma e vitit 1986 e Akademisë serbe, ashtu siç ka dështuar Milosevici, që kaloi edhe në përmasa gjenocidi, siç ka dështuar babai i kësaj platforme dhe babai i Nikolicit, Seseli, ashtu do të dështoj edhe Nikolici", ka deklaruar Thaçi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Gjendja shëndetësore e 20-vjeçarit që u ther me thikë në Ferizaj është stabile

Gjendja shëndetësore e 20-vjeçarit që u ther me thikë në Ferizaj është stabile

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kalo në kategori