LAJMI I FUNDIT:

Thaçi: Pengesat për liberalizimin e vizave janë në Bruksel

Thaçi: Pengesat për liberalizimin e vizave janë në Bruksel

Mosuniteti i vendeve të Bashkimit Evropian rreth statusit të Kosovës po ndikon në vonesat që qytetarët e Kosovës të udhëtojnë pa viza nëpër vendet e BE-së, ka thënë kryeministri Hashim Thaçi në një intervistë për Radion Evropa e Lirë.

Thaçi duke iu referuar dialogut me Beogradin, ka thënë se në fund të dyja vendet do të arrijnë deri te normalizimi i marrëdhënieve duke gjetur edhe një zgjidhje për integrimin e komunitetit serb në veri në kuadër të institucioneve të Kosovës.

“Ne deri tash kemi zhvilluar katër takime me kryeministrin Daçiq, me ndërmjetësimin dhe udhëheqjen e baroneshës Catherine Ashton. Takimet kanë qenë, mund të them lirisht produktive dhe konstruktive. Dua të besoj që takimi i ardhshëm, e në veçanti edhe pas takimit që ka ndodhur mes presidentëve, zonjës Jahjaga dhe presidentit Nikolic, paraqet një frymë të re. Kështu që, ky takim, që do të ndodhë në të ardhmen e afërt, do të jetë një kapitull i ri në procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes shtetit të Kosovës dhe te Serbisë”, ka thënë Thaçi.


Sipas tij, serbët në Kosovë apo një etni në Kosovë do t’i gëzojë të drejtat e barabarta në gjithë territorin që jeton.

“Nuk do të ketë etni me të drejta të standardeve të dyfishta në territorin e Kosovës, e kjo nuk do të vlejë as për serbët. Ndërsa, oferta jonë është jashtëzakonisht gjeneroze. Është një ofertë që është plotësisht në përputhshmëri me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, me standarde evropiane, një ofertë integruese”, u shpreh kryeministri.

Sipas tij, gjendja në veri është e ndryshme nga pjesët tjera të Kosovës. Ai ka thënë se është një gjendje e padurueshme që kërkon zgjidhje të shpejtë dhe të drejtë.

“Kosova është një dhe unike. Ne do të respektojmë gjithmonë procesin integrues, e në asnjë rrethanë ndonjë proces izolues apo që hap kapitull të status quo-së, por që hap një kapitull të funksionalizimit normal të shtetit të Kosovës”, vlerësoi Thaçi.

Sipas tij, pesë vite pas pavarësisë Kosova është ndryshe, është një subjektivitet i respektuar dhe i nderuar ndërkombëtarisht.

“Kemi fituar rreth 100 njohje ndërkombëtare. Jemi anëtarësuar në Bankën Botërore, Fondin Monetar Ndërkombëtar, Bankën për Zhvillim e Rindërtim dhe jemi në proces të anëtarësimit në shumë mekanizma rajonal e ndërkombëtar. Kemi bërë hapa të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik. Për çdo vit, Kosova ka pasur rritje për rreth katër për qind. Është rritur mirëqenia sociale e qytetarëve. Në këto pesë vite kemi hapur kapitullin e Kosovës së re, Kosovës demokratike, Kosovës evropiane. Jemi në rrugë të mirë për procesin e integrimeve euroatlantike. Mendoj që këto pesë vite kanë qenë vite të suksesit, të vlerësuar nga ana e qytetarëve, por edhe vite të progresit të vlerësuar nga bashkësia ndërkombëtare…”, u shpreh Thaçi.

Duke folur për procesin e liberalizimit të vizave, kreu i ekzekutivit tha se ngecjet për procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën nuk janë teknike, janë kryekëput politike dhe se këto pengesa janë në Bruksel dhe ndërlidhen drejtpërdrejtë me mos-unitetin e vendeve të Bashkimit Evropian sa i përket statusit politik të Kosovës. Kjo vonesë e Brukselit është e padrejtë në raport me Kosovën.

“Ne jemi trajtuar si qytetarë të rëndit të dytë dhe në ish-Jugosllavi dhe tash nuk dua të besoj dhe të bëj krahasime të tilla se diçka e tillë mund të ndodhë edhe nga Bashkimi Evropian. Ne jemi rreth 2 milionë qytetarë, jemi njerëz që e njohim dhe e kuptojmë Evropën. Jemi evropianët më të rinj dhe padrejtësisht po vonohemi për të lëvizur lirshëm në vendet e Bashkimit Evropian”, tha Thaçi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kurti përmendi Thaçin në 11 vjetorin e marrëveshjeve në Bruksel, reagon Çitaku: E di që po të mungon, duro dhe pak - dielli do të lind përsëri

Kurti përmendi Thaçin në 11 vjetorin e marrëveshjeve në Bruksel, reagon Çitaku: E di që po të mungon, duro dhe pak - dielli do të lind përsëri

Lajme
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Osmani: Do ta njoftojë qeverinë për sulmin në Banjskë, pastaj do të vendoset për Ballkanin e Hapur

Osmani: Do ta njoftojë qeverinë për sulmin në Banjskë, pastaj do të vendoset për Ballkanin e Hapur

Politikë
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia të mërkurën do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia të mërkurën do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Lajme
Kalo në kategori