Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se nuk do të jetë kandidat për kryeministër në zgjedhjet e ardhshme.“Një gjë është e sigurt, se PDK-ja do t’i fitojë zgjedhjet edhe në mandatin tjetër, por unë nuk dua të jem kandidat për kryeministër”, ka thënë Thaçi. Ai ka thënë se beson që AAK-ja do të jetë pjesë e kësaj qeverie, pasi për këtë ekziston vullnet i dyanshëm për partneritet qeverisës.
Kreu i Ekzekutivit të vendit dhe i Partisë Demokratike të Kosovës nuk e ka mohuar mundësinë që Kadri Veseli të jetë kandidati i mundshëm i PDK-së për kryeministër të vendit.
“Z. Veseli dhe një pjesë e madhe e lidershipit të PDK-së kanë kapacitete të fuqishme për udhëheqje, ekzekutive, presidenciale dhe legjislative. Kyçja e z. Veseli në PDK paraqet energji dhe kreativitet organizativ dhe ideor për realizimin e qëllimit dhe vizionit evropian për PDK-në – Kosovën evropiane”, ka thënë Thaçi në një intervistë për “Epoka e re”.
Thaçi, ka thënë se PDK-ja edhe në mandatin tjetër do të t’i fitojë zgjedhjet. “Një gjë është e sigurt, se PDK-ja do t’i fitojë zgjedhjet edhe në mandatin tjetër”, është shprehur ai.
Kryeministri Thaçi, ka thënë se beson se AAK-ja do të jetë pjesë e kësaj qeverie. “Unë besoj se po. Ekziston vullnet i dyanshëm për partneritet qeverisës”, ka thënë Thaçi.
Thaçi, ka bërë të ditur se PDK-ja nuk do të ia lëshoi askujt postin e kryeministrit. “Mendoj se të gjithë qytetarët e dinë realitetin në Kosovë. Gjithashtu, edhe gjithë faktori ndërkombëtar e di realitetin në Kosovë. Secili do të vlerësohet sipas fuqisë politike. Kjo çështje nuk është punë e muhabeteve private, por parimore dhe e legjitimitetit qytetar. AAK-ja mendoj se mund të gjejë hapësirë meritore në kuadër të Qeverisë së Kosovës”, është shprehur Thaçi.
Duke folur për ofertën e Haradinajt, ai ka thënë se askush askujt nuk mund t’i bëjë kushtëzime, kurse partneritetet janë vullnete të partive politike.
“Ne jemi takuar me z. Haradinaj dhe kemi biseduar. Është shprehur vullnet të punojmë bashkërisht dhe kemi marrë përgjegjësi për normalizimin e marrëdhënieve të Kosovës dhe Serbisë, për çfarë është ngarkuar edhe z. Shala si koordinator politik nga presidentja e Republikës së Kosovës. Kemi diskutuar dhe jemi dakorduar me z. Hardinaj të bashkëpunojmë për të ardhmen evropiane dhe reformat zgjedhore, ndërsa sa i përket koalicionit nuk kemi biseduar, përpos që është treguar vullnet për një partneritet strategjik në mes PDK-së dhe AAK-së. Ne tani jemi në prag të organizmit të Kuvendit Zgjedhor të PDK-së, i cili do të mbahet më 26 janar të vitit të ardhshëm. Pas këtij kuvendi organet e partisë do t’i marrin vendimet përkatëse. Partia e cila udhëheq vendin e prezanton ofertën për të tjerët, për t’iu bashkangjitur Qeverisë, e jo të tjerët për të”, ka thënë Thaçi. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPërfundon takimi në Bruksel, Bislimi: Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Avokatja: Me të thënë “je e bukur”, “je sharmante” – nuk është ngacmim seksual
Përplasje mes deputetëve të PDK-së dhe LVV-së për planin e ndërtimit të tunelit në rrugën Prizren - Tetovë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën