0Shares

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi edhe sot e ka përmendur transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri.

Ai duke folur në hapjen e Javës së Gruas tha se transformimi i FSK-së, Demarkacioni me Malin e Zi dhe integrimi i Kosovës në Bashkimin Evropian janë të domosdoshme.

Në prani të ambasadorit amerikan në Kosovë Greg Delawie, i cili ka kundërshtuar formimin e ushtrisë me nisma ligjore, presidenti tha se ushtrinë e kanë mirëpritur të gjithë përveç vërejtjeve të miqve ndërkombëtarë e që siç tha Thaçi “Ata nuk janë kundër ushtrisë por kanë vërejtje për metodologjinë e formimit të ushtrisë”.

Ambasadori Greg Delawie në fjalën e tij ka folur për rolin e gruas në shoqëri për qka edhe ishte organizuar kjo ngjarje.

Sipas tij avancimi i rolit të gruas ka rëndësi për integrimin e Kosovës, pasi që siç tha ai, roli i gruas ka rëndësi të jetë zë i fuqishëm në të gjitha proceset politike dhe ekonomike./KosovaPress/

Të Ngjajshme

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi. Ju lutem lexoni rregullat këtu.

Shfaq Komentet (0)