LAJMI I FUNDIT:

Thaçi: Mbështetja e Francës e një rëndësie të veçantë

Thaçi: Mbështetja e Francës e një rëndësie të veçantë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi në takimin me ambasadoren e sapoemëruar të Republikës së Francës në Kosovë, Maryse Daviet theksoi se mbështetja e Francës për proceset zhvillimore dhe integruese të Kosovës është e një rëndësie të veçantë.

Në takimin e parë njoftues me ambasadoren e re franceze, kryeministri Thaçi, fillimisht e ka uruar ambasadoren për misionin e ri në Republikën e Kosovës, duke vlerësuar lartë bashkëpunimin mes Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Francës.

Në kumtesën e Kryeministrisë thuhet se Thaçi e informoi ambasadoren franceze në Kosovë për përkushtimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës për përmbushjen e plotë të agjendës evropiane të integrimit, duke theksuar se kjo është agjenda shtetërore e Republikës së Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori