LAJMI I FUNDIT:

Thaçi: Kryesit e gjenocidit gjenden në institucionet e Serbisë

Thaçi: Kryesit e gjenocidit gjenden në institucionet e Serbisë
-->

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në një intervistë për agjencinë e lajmeve serbe “Tanjug” ka thënë se Kosova do ta ndërtojë ushtrinë në koordinim me të gjitha komunitetet, me integrimin e në koordinim me komunitetin ndërkombëtar.

Presidenti Thaçi ka komentuar edhe deklaratat në Serbi se ushtria e Kosovës është vetëm një përrallë.

“Shumëçka në Ballkan u dukej atyre (Beogradit) si përrallë, por u bënë realitet. Do të jemi së bashku në ceremoni”, i ka thënë Thaçi.

Ai ka thënë se Forcat e Armatosura të Kosovës do të formohen në një proces të koordinuar me NATO-në dhe me faktorin tjetër relevant ndërkombëtar, përcjell rtk.

“Para disa ditësh unë mora pjesë në ceremoninë e dhënies së betimit të 61 kadetëve serbë. Ajo ka qenë diçka e mrekullueshme. Kjo do të jetë ushtri sipas standardeve të NATO-së, ushtri multietnike dhe profesionale, do të jetë në interesin e Kosovës dhe të të gjithëve, nuk do të jetë vetëm në interesin e një komuniteti, kundër komunitetit tjetër ose marrëdhënieve me fqinjët, ajo do të jetë një ushtri me synim për integrim në struktura euroatlantike”, ka shtuar ai.

Sipas tij, ushtria e Kosovës nuk është e drejtuar kundër askujt, do të jetë në shërbimin e të gjithëve, derisa Kushtetuta e Kosovës është mbi çdo mendim të çdo individi.

Presidenti Thaçi ka folur në këtë intervistë edhe për procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Thaçi ka thënë se në Bruksel janë pajtuar që së pari, që ky dialog të jetë më aktiv, më dinamik dhe më rezultativ, por në një periudhë të kufizuar kohorë dhe kornizë politike, e cila gjithashtu do të jetë e kufizuar.

“Kjo fazë e re e dialogut nuk do të jetë garë mes Serbisë dhe Kosovës, por ajo do të merret me çështjen si të arrihet partneriteti i cili do të çojë deri te normalizimi dhe pajtimi. Ne jemi të vetëdijshëm se një gjë e tillë nuk do të jetë e mirë, në kuptimin e popullaritetit, as për mua, as për Vuçiqin, por një marrëveshje e tillë historike do të jetë e mirë edhe për Kosovën edhe për Serbinë”, ka thënë ai.

Thaçi ka thënë se pa dialog dhe pa marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve dhe pajtim, dy vendet tona do te mbesin ne stagnim dhe izolim.

“Dialogu është vetë perspektiva, dhe mos ekzistimi i dialogut për mua do të thotë izolim dhe stagnim. Kjo duhet të jetë e qartë edhe për Prishtinën edhe për Beogradin. Nëse ndonjë politikan në Prishtinë, apo në Beograd mendon që vendi i tyre mund ta ketë perspektiven pa dialog dha pa fqinjësi të mirë, atëherë ai në të vërtete është i marrë”, ka shtuar ai.

Thaçi ka folur edhe për Gjykatën Speciale, duke thëne se Kosova i ka kryer obligimet e saj kushtetuese dhe ligjore.

“Themelimin e kësaj gjykate e shoh si përparësi për t’i vënë pikë paragjykimeve, e ne si politikanë nuk duhet të përzihemi në këto çështje që kanë të bëjnë me drejtësi. Edhe ne do ta vëzhgojmë Beogradin se si do të merret me dhjetëra e dhjetëra kriminelë të luftës, të cilët kanë marrë pjesë ne gjenocidin në Kosovë dhe të cilët gjenden në liri, janë të lirë nëpër institucionet kryesore të Serbisë. Sepse, ne e dimë që kryesit e krimeve në Drenicë, Dukagjin, Pejë, Izbicë, Reçak janë të lirë dhe gjenden në institucionet në Beograd”, ka thënë ai.