LAJMI I FUNDIT:

Thaçi kritikon ashpër BE-në dhe komisionerin Hahn

Thaçi kritikon ashpër BE-në dhe komisionerin Hahn

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi gjatë vizitës zyrtare në Vjenë ka zhvilluar një intervistë me Agjencinë Austriake të Lajmeve APA.

Në këtë intervistë kreu i shtetit të Kosovës ka kritikuar ashpër BE-në për mungesë të vizionit dhe guxim.

Ai ka paralajmëruar se kjo mungesë e lidershipit në BE do të shfrytëzohet nga Rusia për destabilizimin e shteteve të Ballkanit.

Thaçi ka kërkuar nga BE që sa më shpejt të ndryshojë qasjen ndaj shteteve të Ballkanit. Sipas APA-s, ai ka qenë shumë i ashpër me kritikat ndaj komisionerit për Zgjerim, Johannes Hahn.

“Vonesa e Bashkimit Evropian nuk mund të justifikohet”, ankohet Thaçi, i cili u takua të hënën presidentin austriak, Alexander Van der Bellen.

“Federica Mogherini të paktën përpiqet të ruajë të njëjtën dinamikë në Ballkanin Perëndimor, derisa komisioneri Hahn për fat të keq nuk është fare prezentë në Evropën Juglindore”, ka shtuar ai.

Sipas tij, komisioneri Hahn është përkujdesur vetëm për Serbinë dhe për asnjë vend tjetër në Ballkanin Perëndimor. Ai ka kërkuar një angazhim më të shtuar të BE-së në Ballkan, për të ulur ndikimin rus, i cili është duke u rritur.

Në këtë intervistë për APA, Thaçi ka theksuar se BE-ja nuk duhet të sheh rajonin vetëm si një çështje teknike, por edhe në mënyrë strategjike.

“BE-ja nuk duhet të sheh Ballkani nga perspektiva teknokrate, bazuar në kapituj të katalogëve e kritereve. Nëse BE vepron në mënyrë më strategjike, më aktive, atëherë do të mbyll hapësirën e krijuar për destabilizimin e rajonit nga Rusia”, ka thënë ai.

Thaçi ka kritikuar po ashtu BE-në për kriterin e vendosur për procesin e liberalizimit të vizave.

Ai ka folur edhe për zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen më 11 qershor.  APA shkruan se presidenti Thaçi, i cili është mbipartiak ka refuzuar të komentoj mbi politikat partiake.

Megjithëkëtë, ai ka disa pritje për qeverinë re të Kosovës, që do të dal nga zgjedhjet. “Duhet të përfundoj demarkacioni, asociacioni i komunave me shumicë serbe, liberalizimi i vizave, normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë etj.”, ka thënë Thaçi për APA. /KP/

Në trend Lajme

Më shumë
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Kronika e Zezë
Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Kronika e Zezë
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Arsim
Kalo në kategori